Shefi aktual i njësisë antikorrupsion pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, ka kryesuar garën e votimit tek Këshilli i Prokuroria e Përgjithshme. Anëtarët e këtij këshilli, kanë votuar me 6 vota Genti Osmanin, me qëllim që ky i fundit të emërohet si zv/drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Osmani, ka qenë pjesë e strukturës së parë antikorrupsion të ngritur pranë Prokurorisë së Tiranës dhe më pas ka drejtuar prokurorinë e Elbasanit. Më tej ai është transferuar në krye të njësia antikorrupsion pranë Krimeve të Rënda, duke realizuar një sërë operacionesh, ku janë arrestuar gjyqtarë dhe disa prokurorë, por jo vetëm.
Në këtë garë, prokurori Osmani ka qënë me prokuroren Elisabeta Imeraj, e cila mori 3 vota, Arenc Çelën i cili mori 2 vota dhe me Klodian Brahon i cili arriti të marrë vetëm një votë.
Gjatë zhvillimit të mbledhjes u diskutua dhe u votua dhe për disa emra të tjerë drejtuesish në prokurori si Çlirim Shahini është votuar për drejtues në Lushnjë, në Sarandë Edison Ademi, në Pukë Elidjana Kasaj.
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com