Votimet në Mitrovicë, Jahjaga:
Ndarja etnike, kapitull i mbyllu
Me gjithë përqindjen e ulët të votuesve gjatë procesit të rivotimit në 3 qendrat në veri të Kosovës, presidentja e Kosovës e konsideroi procesin zgjedhor të suksesshëm dhe një kapitull të mbyllur në ndarjen etnike ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.
TIRANE- Me gjithë përqindjen e ulët të votuesve gjatë procesit të rivotimit në 3 qendrat në veri të Kosovës, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e konsideroi procesin zgjedhor si të suksesshëm dhe një kapitull të mbyllur në ndarjen etnike ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.
Jahjaga u shpreh se zgjedhjet vendore do të provojnë se sa kompakt është vendi, dhe në të njëjtën kohë Kosova do të nisë procesin e integrimit në Europë.
Votimi shkoi qetë dhe pa probleme në Mitrovicë pasi prezent ishin forca të shumta policie, si dhe ushtarë të NATO-s e vëzhgues të BE-së.
Kryetarja e
KQZ, Valdete Daka tha se procesi nuk ishte i shkëlqyer, por goxha i mirë. Ajo shtoi se nuk pati probleme të mëdha dhe se pati një numër të pranueshëm votuesish që morrën pjesë, 22.38 për qind.
KQZ gjithashtu bëri publik rezultatet e votimit për pjesën veriore të Mitrovicës.
Sipas tyre, kandidati i Iniciativës Qytetare Srbska, Kërstimir Pantiç ka marrë 2 173 vota, ose 37.06 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve, kurse Oliver Ivanoviç i IQ SDP 1.673 vota, ose 28.53 për qind të tyre. Dy kandidatët do të garojnë më 1 dhjetor në balotazh.
Ndërkohë kandidati i PDKS-së, Agim Deva ka marrë 1.190 vota, ose 20.29 për qind.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
54.5%
-
Jo
43%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Diaspora nis regjistrimin, mbi 500 aplikime! Kryeson Gjermania, ndiqet nga Italia, Britania, Greqia e SHBA! Më shumë votues për Tiranën
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32