Votohet buxheti/ Voltana Ademi tregon për Report Tv projektet për Shkodrën: Në fokus rrugët, ujësjellës dhe shkolla! Për herë të parë ndërtojmë qendër për autizmin (VIDEO)

Me një vlerë prej 3 miliardë lekësh është votuar buxheti i Bashkisë së Shkodrës për vitin 2021. Edhe pse me shumicë të majtë, këshilltarët i kanë hapur rrugë projekteve dhe investimeve të propozuara nga kryebashkiakja e djathtë.

Në një intervistë për Report Tv, Ademi është shprehur se fondet kryesore shkojnë për infrastrukturën, sherbimet publike dhe arsimin.

"Ne do të vijojmë të investojmë në infrastrukturë. Kemi 62 projekte, rrugë dhe blloqe banimi që janë gati për tu financuar vitin që vjen. Do të investojmë në një gjimnaz në Shkodër si dhe do të reduktojmë përdorimin e gazit, ku 3 shkolla do të bëhen me kaldajë", tha Ademi.

Sa i përket rrjetit të ujësjellësit dhe impiantit të ujërave të zeza, Ademi tha se do të kryhen me financime të huaja.

"Jemi pjesë e projekteve të performancës dhe investimeve të financuara nga BE dhe qeveria gjermane nëpërmjet KFW, kemi firmosur tashmë kontratën dhe nis të zbatohet në gjysmën e dytë të vitit që vjen. Bëhet fjalë për investime në ujësjellës dhe kanalizime në zonën e Dobraçit, për  zonën e Livadheve dhe do të përfundojë me projektin e rëndësishëm impiantin e ujërave të zeza për Shkodrën", u shpreh ajo.

Bashkia e Shkodrës ka planifikuar për herë të parë ndërtimin e një qendre për autizmin.

"Hapim të parën qendër vendore për fëmijët me autizëm është një sfidë kjo për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Gjithashtu banesat sociale, do të financojmë për 27 apartamente të reja në vazhdimësi", theksoi Ademi.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë