Këtë të dielë, qendrave të votimit në Tiranë i janë drejtuar edhe të huajt të cilët kanë marrë nënshtetësi shqiptare. Një prej tyre është edhe senatori Italian Luciano D'Alfonso, i cili nga viti 2003-2009 ka qenë kryebashkiak i Peskarës dhe ka shërbyer si President i rajonit të Abruzzos në Itali.
Në një prononcim për mediat, Luciano D'Alfonso theksoi se i është drejtuar kutisë së votimit pasi vota është një fitore e madhe prej së cilës nuk duhet hequr dorë.
Ai nënvizoi se vota nuk mund të jetë kurrë problem, ndërsa theksoi se të votosh do të thotë edhe të vlerësosh, të njohësh rrugën e madhe që po bën një qytet si Tirana, që gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një qytet referues në të gjtthë botën.
“Të votosh nuk mund të jetë kurrë një problem, sidomos për zgjedhjet vendore. Të votosh do të thotë edhe të vlerësosh, të njohësh rrugën e madhe që po bën një qytet si Tirana që gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një qytet referues në të gjithë botën. Tirana po kthehet kësisoj në një kryeqytet botëror, pra jo vetëm i Shqipërisë. Kështu që, të votosh do të thotë të shprehësh vlerësimin tënd. Unë vij nga një shtet i madh siç është Italia, edhe kur ka probleme politike nuk mund të heqësh dorë nga vota. Vota është një fitore e madhe”, tha D'Alfonso.
Ai iu drejtua me një mesazh edhe të huajve të tjerë me të drejtë vote në Shqipëri.
“Që duhet mbështetur kjo rrugë e madhe drejt Europës që vë përballë si demokracine kombetare të Shqipërisë, ashtu edhe demokracinë lokale të qyteteve si Tirana. Punë të mbarë kryetarëve të bashkive, një shtrëngim dore për gjithë klasën politike. Unë uroj që të kthehet arsyetimi dhe bashkëpunimi në të gjitha nivelet institutucionale. Shqipëria duhet të jetë një dritë kalimi i Ballkanit drejt Europës”, deklaroi D'Alfonso.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
82.1%
-
Të gabuar
13.2%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2271
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet lokale, Pampuri: PD do të prezantojë në javët në vijim kandidatët! Nuk i njohim kandidatët e tjerë
19 Dhjetor 2022, 18:19
-
Veliaj pret senatorin italian Luciano D'Alfonso: Një avokat i zellshëm i kauzave të përbashkëta dhe mbështetës i madh i shqiptarëve
27 Qershor 2022, 14:01
-
Dhanë vendimin e 30 qershorit, Meta kërkesë KPA-së: Nisni hetimin disiplinor për Fiona Papajorgjiin dhe anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese
26 Janar 2022, 10:27
-
KQZ dijeni vetëm për 3 bashki pa kryetarë, Meta letër Kryeministrisë: Kërkoni zgjedhje të parakohshme, por s’më informoni zyrtarisht! 2 pyetjet që duhet të më përgjigjeni sa më shpejt
17 Janar 2022, 13:28
-
Nga 'fati' i Metës në Kushtetuese, te akti final i 'betejës' në PD apo zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki! 5 ngjarjet 'e nxehta' që priten në arenën e politikës gjatë vitit 2022
2 Janar 2022, 14:32
-
Meta kundërshton Kushtetuesen për zgjedhjet vendore? PS: Kjo punë ka marrë fund, morën mësimin e duhur! Fitoi e drejta e shqiptarëve për të votuar
9 Dhjetor 2021, 11:46
-
Skënder Minxhozi: Me ose pa Kushtetuese, presidenti nuk ndryshon
7 Dhjetor 2021, 19:20
-
Zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenca: Gjykata Kushtetuese i zhgënjeu të gjithë me vendimin, nuk i dha zgjidhje përfundimtare çështjes, por ia la politikës
7 Dhjetor 2021, 17:11
-
Votimi/ Gruaja e Andi Bejtjas sfidoi ‘Venecian’ dhe doli në krah të Metës, e vetmja në Kushtetuese që kërkoi përmbysjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019
6 Dhjetor 2021, 16:20
-
Zgjedhjet lokale legjitime, Kume: Gjykata Kushtetuese ktheu opinionin e 'Venecias' në vendim të saj! Duhej të krijonte mekanizma për të mos u përsëritur 30 qershori
6 Dhjetor 2021, 13:16
-
Rrëzoi kërkesat për jo kushtetuetshmëri të zgjedhjeve lokale, Kushtetuesja zbardh vendimin: Nuk është në juridiksionin tonë! Voltana Ademi s'na vinte dot në lëvizje
2 Dhjetor 2021, 15:34
-
Po diskutoni për emër të ri Presidenti? PS: Meta është i shkarkuar nga Kuvendi por deri sa të shprehet Kushtetuesja është në detyrë
5 Nëntor 2021, 12:51