TIRANE- Si Jaho Salihi, ashtu edhe Ismet Haxhia kishin paraqitur disa ankesa pranë Gjykatës së Strasburgut. Ato kanë të bëjnë me shkelje të pretenduara të Nenit 6, paragrafet 1 dhe 3 nga pikat a deri tek d (e drejta për të patur një gjykim të drejtë) të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që konsistojnë në mungesën e drejtësisë në procedurat që janë ndjekur ndaj tyre.
Konkretisht, ata pretenduan se në gjykatat vendase janë pranuar si prova dëshmi të paraqitura në lidhje video, të cilat kanë qenë kontradiktore dhe paraqisnin mungesë besueshmërie, kështu që edhe vendimet e këtyre gjykatave kanë mangësi në arsyetime të mjaftueshme.
Sipas Jaho Salihit dhe Ismet Haxhisë, gjithashtu, avokatëve të tyre nuk iu është dhënë kohë e mjaftueshme për të studjuar dosjen e investigimit dhe nuk u është dhënë as akses për t’u njohur me të gjitha dokumentat e dosjes.
Nga ana tjetër, dy të dënuarit deklaruan se dënimet kundër tyre janë ri-klasifikuar – nga vrasje me paramendim mbi baza politike, në vrasje me paramendim për hakmarrje – gjatë procedurave të apelimit, pa u dhënë atyre kohë të mjaftueshme që të përgatiteshin.
Të dy aplikantët pranë Gjykatës së Strasburgut paraqitën ankesën e tyre për shkelje të Nenit 6 paragrafi 2 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që parashikon prezumimin e pafajësisë deri në dënimin e formës së prerë, lidhur me deklaratat e bëra na publik nga ana e figurave politike, që kanë pretenduar fajësinë e tyre. Dhe, më në fund, ata u ankuan se janë dënuar mbi bazën e veprimeve, që nuk ishin parashikuar si krime penale në kohën kur kanë ndodhur ngjarjet, duke përbërë kështu cenim të Nenit 7 paragrafi 1 të Konventës lidhur me atë se nuk mund të dënohesh kur një gjë e tillë nuk është e parashikuar me ligj.
Ndërkohë, Ismet Haxhia kishte paraqitur edhe një ankesë mbi bazën e Nenit 5 paragrafi 1 (c) dhe 2 (e drejta për liri dhe siguri), për arsye se, gjatë mbajtjes së tij në paraburgim në janar të vitit 2001, për një gjë të tillë nuk kishte dyshime të arsyeshme dhe se ai nuk u informua menjëherë dhe në mënyrë të mjaftueshme për arsyet e arrestimit të tij.
Shkrimi u publikua sot (09.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com