Vrasës me pagesë dhe 'ushtari' i Martinajt, kush është Hektor Xheçuka që u shpall në kërkim për pengmarrjen në Tiranë! Dyshohet se u arratis në Dubai

Vrasës me pagesë dhe 'ushtari' i Martinajt, kush është Hektor Xheçuka që u shpall në kërkim për pengmarrjen në Tiranë! Dyshohet se u arratis në Dubai

1722413951_Screenshot6.jpg

Hektor Xheçuka, ushtari i Ervis Martianjt është shpallur në kërkim pasi rezulton i përfshirë në një pengmarrje në Tiranë. Bashkë me 6 persona të tjerë dhunuan një 35-vjeçar dhe i kërkuan 70 mijë euro. Xheçuka dyshohet se është arratisur në Dubai.

Por kush është Xheçuka?

36-vjeçari njihet si pjesë e grupit të Ervis Martinaj dhe dyshohet si vrasës me pagesë i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale. Ai është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme pas zbërthimit të bisedave në Sky ECC ku u lëshuan 50 urdhër arreste.

Komunikimet në aplikacionin Sky ECC zbuluan se ai kishte marrë përsipër vrasjen e të fortit të Niklës, Durim Bami për llogari të bosit të lojërave të fatit, Ervis Maritnaj, i zhdukur prej gushtit 2022.

Hektor Xheçuka është një emër i njohur për botën e krimit pasi rezulton i përfshirë në vrasjen e Emiljano Boçit, ku mbeti i plagosur edhe shoku i këtij të fundit, ndërsa e dashura e viktimës që ndodhej në mjet i shpëtoi plumbave. Ngjarja ndodhi më 14 Janar të vitit 2018 në afërsi të Policisë Bashkiake dhe 36-vjeçari u arrestua si autor i dyshuar i krimit.

Emiljano Boçi, kishte vetëm 3 javë që ishte kthyer nga Gjermania ndërroi jetë në spital. Ai dhe miku u tij Melvi Disha u qëlluan sapo kanë hipur në makinën tip “Range Rover”, me targa gjermane, ngjyrë e bardhë. Në nëntor 2018, policia vendosi në pranga të riun me dy emra si autor të dyshuar të ngjarjes, por u lirua nga qelia më 25 prill të vitit 2019 për mungesë provash.

Hektor alias Tori Xheçuka ka qënë I dënuar për plagosjen e Enrik Metës, në zonën e Burrelit. Ushtari i Martinajt ka qenë i përfolur edhe në vrasjen e Ajet Zeqajt. Ai u vra në muajin mars të 2016 në ish-Bllok. Ajet Zeqaj u qëllua pas shpine disa herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në atë kohë u përfol për një vrasës me pagesë, por asnjëherë nuk u vërtetua lidhja e Xheçukës me këtë ngjarje kriminale.

Përveç Hektorit, probleme me drejtësinë ka edhe vëllai i tij, Elsoni, i cili është akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur në shkurt 2021 në Fier.


Lajmi kryesor:

‘Ushtari’ i Martinajt, ish-presidenti i klubit të Kamzës dhe 5 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e dhunojnë për t’i marrë 70 mijë €! 2 në kërkim, 2 në burg, 3 arrest shtëpie


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, urdhër arrest edhe për ish-shefin e Krimeve në Durrës, Agustin Cinari

Operacioni i SPAK, urdhër arrest edhe për ish-shefin e Krimeve në Durrës, Agustin Cinari