'Vrasësi Twitter' dënohet me vdekje, japonezi përgjegjës për vdekjen e 9 grave

'Vrasësi Twitter' dënohet me vdekje, japonezi përgjegjës për vdekjen e 9 grave

Dënohet me vdekje një burrë në Japoni, i cili vrau nëntë persona, pasi i kishte kontaktuar ata nëpërmjet Twitter.

Takahiro Shiraishi, i quajtur ndryshe si "Vrasësi i Twitter", u arrestua në 2017 pasi pjesët e trupit  të viktimave iu gjetën në shtëpinë e tij.

Ai ishte deklaruar fajtor për vrasjet në tetor, duke thënë se akuzat kundër tij ishin "të gjitha të sakta" dhe të gjitha viktimat e tij ishin gra të reja.

30-vjeçari kishte përdorur Twitter për të joshur gratë në shtëpinë e tij, duke thënë se ai mund t'i ndihmonte të vdisnin dhe në disa raste pretendoi se do të vriste veten përkrah tyre.

Vrasjet serike u shfaqën për herë të parë në Halloween në vitin 2017 kur policia gjeti pjesë të copëtuara të trupit në banesën e Shiraishi në qytetin japonez të Zama, afër Tokios.

Avokatët e tij kishin argumentuar më parë se akuzat ndaj tij duhet të ishin zvogëluar, duke pretenduar se viktimat e tij kishin dhënë pëlqimin  e tyre për t'u vrarë.

Megjithatë, Shiraishi më vonë kundërshtoi versionin e ngjarjeve të ekipit të tij të mbrojtjes dhe tha se ai i vrau pa pëlqimin e tyre.

Të martën, gjykatësi që dha vendimin tha se "asnjë nga viktimat nuk pranoi të vritej".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë