Vrasja e 14 vjeçarit dhe bullizmi online/ Rama hedh në diskutim publik dy propozime: Të mbyllim plotësisht TikTok, e Snap Chat, apo të vendosim filtra

Tirane-   Vrasja e Martin Canit, nxënësit 14 vjeçar të shkollës 9 vjeçare 'Fan Noli' në Tiranë nga një bashkëmoshatar, nxënës i po kësaj shkolle, ka tronditur mbarë shoqërinë dhe jo vetëm, ndërkohë sa vjen dhe është në rritje shqetësimi për fenomenin e bullizimit në rrjete sociale.

Në këto kushte qeveria vendosi të hedhë në diskutim hapin që do të ndërmerret më pas, për të gjetur mënyrën se si do të përballen me një prej fenomeneve më të rrezikshme të shoqërisë, dhunës mes të miturve që kryesisht frymëzohet nga përdorimi pa kriter i rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për dy propozime: Mbyllja në Shqipëri e Snap Chat apo TikTok apo vendosja e filtrave në këto dy rrjete sociale tepër të populluara mes adoleshentëve.

Duke cilësuar platformat e Tik-Tok dhe Snap chat burimet me pjellore të nxitjes së dhunës dhe bullizimit mes të miturve, kryeministri Edi Rama doli me një propozim konkret, për të cilin kërkoi bashkëpunimin e prindërve. Të mbyllet apo jo Tik Tok e Snap Chat.

Dilema është nëse duhet të provojmë të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave kur në fakt nga të gjitha eksperiencat mësojmë s efektiviteti është ende shumë i ulët. Ndërkohë që stimujt dhunës dhe rastet e bullizmit online vetëm ritën.  Apo të ndërmarrim masë drastike për mbylljen plotë të TikTok apo Snapchat në Shqipëri. Do e hedhim për diskutim me prindërit, ku do angazhohen gjitha shkollat, për të marrë një vendim demokratik për një problem kaq të madh por kompleks në përmbajtjen dhe zgjidhjen e vet' tha Rama sot (20 nentor) në një deklaratë për median pas mbledhjes së qeverisë

Rama solli si shembull dhe eksperiencën në shtete të tjera si Australi, Francë apo Spanjë

Këto janë të vërteta të thjeshta më të cilat nuk është e vështirë të biem dakord si prindër apo qytetarë dëshmitarë të shoqërisë së kohës të botës së sotme, ku garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Shumë shtete po përpiqen filtra mbrojtës, por end epa rezultat. Çdo prind është dëshmitar i faktit se presioni i tërheqjes së fëmijëve nga telefonët bëhet gjithnjë e më i përballueshëm edhe brenda mureve të shtëpisë. 
Duke ndjekur hap pas hapi se çfarë bëjnë vendet e tjera, për ta ulur këtë presion. Janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme që nga Australia ku po tenohet ndalimi i aksesit në rrjetet sociale të fëmijëve në moshën 16 vjeç. Deri të Franca, apo Spanja ku fillimisht u vendos që fëmijët deri 14 vjeç të mos hapin llogari online dhe së fundmi ky kufi është rritur në 16 vjeç.

Puna për rritjen e sigurisë në shkolla, nuk do të mbetet me vetëm këtë inciativë.

“...Për projektin e ngritjes së një sistemi të ri digjital të kontrollit të shkollave dhe të çdo klase në kuadrin e sistemit të ri kombëtar të monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare dhe të rrugëve të qyteteve tona. Po punojmë prej më shumë se një viti për këtë projekt me qeverinë e Emirateve të Bashkuara”

Dorën ua zgjati sërish prindërve, të cilët në këtë betejë i cilëson aletatët me të mëdhenj.

Pres me padurim rezultatet e këshillimit të gjerë me komunitetet e prindërve, lidhur me qasjen që duhet të zgjidhim së bashku ndaj Tik-Tok-ut, SnapChat-it apo të dyve bashkë sepse nga të gjitha hulumtimet tona, janë dy burimet më pjellore të çoroditjes, të nxitjes së dhunës dhe të akteve të bullizmit deri dhe pastaj në tragjedi si kjo e fundit nga e cila ne duhet me patjetër të gjithë së bashku të dalim si shoqëri dhe si shtet me një përgjigje sa më efektive.

Më 18 nentor, Martin Cani u vra me thikë nga shoku i shkollës së tij 'Fan Noli' pak metra larg shkollës, pas një sherri pas orarit të mësimit. Autori edhe ai 14 vjeç u arrestua dhe në dëshminë e tij tha se ishin zënë se 'e shikonte'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:26
Rama për sigurinë në shkolla: Do vendosim kamera inteligjente në klasa, gati për 20 muaj! Sanksione për shkeljen e rregullit të ndalimit të telefonave

 

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, është shprehur se qeveria shqiptare është duke punuar për ngritjen e një sistemi të ri dixhital për kontrollin e shkollave dhe klasave në vend me kamera inteligjente.

Rama u shpreh se po bashkëpunojnë me qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe se synohet që plani të jetë gati brenda 20 mujash.

Më tej, Rama shtoi se do të rishikohen edhe masat ndëshkuese nëse shkelet rregulli i ndalimit të telefonave në shkolla.

"Nga ana tjetër, siç e kam lajmëruar në fillim të vitit shkollor, kemi adresuar temën e sigurisë në shkollë. Jemi duke punuar për një sistem të ri dixhital të kontrollit të shkollave dhe çdo klase me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare dhe të qyteteve. Po punojmë prej një viti me këtë projekt me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ky sistem është realizuar me sukses në aspektin e rritjes së sigurisë në përgjithësi dhe me rezultate mbresëlënëse në rritjen e sigurisë dhe uljen e bullizmit në shkolla.

Kemi dakordësuar dhe volumin e financimit, dhe së shpejti, do ta prezantojmë publikisht dhe do të nisim punët për zbatimin që synojmë të përmbyllim plotësisht në 20 muaj ndërkohë që hap pas hapi fillojmë pajisjen me këtë sistem. Prej vitesh kemi ndaluar hyrjen e celularëve nëpër shkolla, por është koha për të rishikuar sanksionet për shkeljen e këtij rregulli”, tha Rama.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TARAS LALA: 21/11/2024 10:39

    O qytetar rrot karr po Amerika ska ekonomi qē e ka mbyllur tik - tokun ? O zot çe ka gjet Shqiprin me tipa idjot si qytetari. O Edi Rama mbylle kto lloi rjetesh socjale se jan burimi krimeve e mos u bē mē demokrat se Amerika, Holland, Kanada e shum e shum shtete tė mbēdha e me ekonomi tē fuqishme. Mos u mer me tipa debil si qytetari.

    Përgjigju
  • Konservatori: 21/11/2024 08:59

    Te gjitha "rrjetet sociale"duhet te bllokohen. Do te rritet rendimenti dhe produktiviteti ne pune, do rikthehet vemendja tek libri, do rritet niveli intelektual!

    Përgjigju
  • Cica: 21/11/2024 06:32

    mos lejo telefona në shkolla deri në moshën 18 vjeç mbylli tik tok e lesh më tresh se po zhduket njerëzimi në Shqipëri mosha e tretë të ka ngelur të rinjtë ose vriten ose largohen në Evropë

    Përgjigju
    • Goni: 21/11/2024 09:45

      po cice po por shkolla duhet te jete vete objekt edukimi dhe jo qedukimi sic e sheh ti ne filma

  • Iris: 21/11/2024 03:46

    Z.Rama,ju mund te vini filtra,mund te ndaloni celularet gjate oreve te mesimit,por vrasja u be per nje /sqarim/per nje /pse po me shikon/.Kesaj si t'ja gjesh /ilacin/?!

    Përgjigju
  • Desdemona: 20/11/2024 19:36

    Po në 97, nuk kishte Snap Chat e Tik tok. Kush e nxiste urretjen?

    Përgjigju
    • Muro: 20/11/2024 22:57

      Mbylle Tik tok snap chat Ca pret.Social media disaster of century!!!!!

    • Loni: 20/11/2024 22:12

      Politika mo kush tjeter. Pastaj ne vent te kbillte dashuri arsimim perkushtim ndaj atdheut cfare beri. Mbolli urrejtje fajde drog e denigrim. U ngriti burgu dhurate nga komisioni European. U be gadri kamp.si ka mundesi nuk u be nje cerdhe nje kopesht nje shkolle nje spital ti vihet ne dispozicion ketij kombi mjeran!? Te gjithe jemi fajtor per kete pjese nga pak. Lejeni njeher pa votuar mos u coni edhe te ikni SI qen pas padronit per votat diten e votimit. Tregojini atyre qe qeverisen e qe Po qeverisim qe ka dinjitet ky komb edhe nuk voton me mbetje politike. Por SI perhere do coheni do shkoni se eshte ai ky do e bej me Mir. Saliu e shkaterroj edi na vrau shpresen e na groposi na denigroj Deri ne emigracion te detyryeshem. Ato te tjeret spo I permend se nuk ja vlen fare me I permend. Keshtu qe un jam I shtreses gri (I pa parti per ato qe se din fjalen gri). Edhe nuk do votoj. Tregojeni edhe ju njeher te vetme lejini ne kaus te gjithe eliten politike njeher te vetme.

  • AltinTop: 20/11/2024 17:55

    Mendoj se per Bizneset nuk duhen mbyllur, eshte mjet pune per to. Kurse per njerez qe skan lidhje me njerzit, duhen mbyllur.

    Përgjigju
    • AltinTop: 20/11/2024 19:19

      @Lushka- Jam dakort me ty ne pjesen me te madhe ne ato qe thua, por fale rrjeteve sociale shum biznese te vogla apo te mesme kane marr vizibilitet ne treg.. Por gjithsesi siguria dhe edukimi ka prioritet ndaj ekonomise.

    • Lushka: 20/11/2024 18:03

      Un mendoj ti mbylli. Stresa me e vaket e shoqerise rri ne tik tok. Biznese!? Si prsh te rekrutojme refugjate te shesim arme e te krijojme kontakte per meshkujt ne nevoja sex.. le. Duhet te mos lejoheshe ketu ne shqiperine tone te mjere nje platforme si snap e tik toku. Njerez me te degjeneruar se ka ne keto platforma nuk gjen ne asnje vend tjeter te rrjeteve sociale. Per mendimin tim e tw mir te gjithe komunitetit te mbyllet sa me.para e mos ket me tragjedi si keto qe kan ndodhur.

  • Geno: 20/11/2024 16:58

    Zoti.Kryeminister kalo referendume per ligjin me denime me vdekje e ta shofim si bie ne qetesi co gje

    Përgjigju
  • Alb: 20/11/2024 16:50

    Kena falimentu si shtet si shoqeri dhe familej. Naten e mire

    Përgjigju
  • O KM: 20/11/2024 16:38

    E vetmja arritje si qeveri në 12 vjet ke vetëm drejtësin e re të cilën donint ta vrisnit me votat e PS dhe PD duke bërë amnisti për ti liruar ata që u burgosën. Në këtë rast Ministria e Arsimit dhe Ministria e Brendshme me korrupsionin masiv dhe vedhjet e pashembullta akoma të padënuara nuk bëri asgjë për të parandaluar, leje më për të përmirësuar cilësin e arsimit dhe siguris. Partia që ti drejton vendosi njerëz të paaft si drejtues dhe mësues që nuk duan tia din për asgjë përveçse lekëve në zarf dhe brrylave, po ashtu punonjësit e policis me në krye shefat e tyre jan ata që lejojn të shiten armë të ftohta dhe drogë afër shkollave dhe nuk marrin asnjë mas kur ndosh ndonjë sherr midis fëmijve. Satistikat e vrasjeve dhe plagosjeve të fëmijve i ngjajn asaj të një lufte gjat 3 mandateve tuaja dhe ju si një sylesh i përgjumur flisni për rrjetet sociale kur peshku qelbet nga koka. Merru me krijimin e një taskforce për sigurin në shkolla e cila të jet e pakorruptuar dhe me njerëz të denj me rroga të bollshme. Vrasja e fëmijve kurrsesi nuk mund të lihet pa fajtor dhe boll më me përralla tik toku e snapchati se nuk e kan ato fajet por modelet që jan aty té cilët e kryejn krimin LIVE dhe nuk u hy ferr në këmb leje më të burgosen.

    Përgjigju
  • Kapterri: 20/11/2024 16:38

    Complet,please.

    Përgjigju
  • OPS: 20/11/2024 16:37

    Jepe me PPP per mbylljen e ketyre , me vone nje PPP per te monitoruar mbylljen , si skeni turo ??? Ju vetem promovoni anti vlera ne cdo pozicion dhe tani dilni dhe beni sikur u keputet .... Turp

    Përgjigju
    • Popo: 20/11/2024 19:19

      Jei madh fiks

  • Po po po: 20/11/2024 15:17

    Po, te mbyllem plotesisht.

    Përgjigju
  • Lui: 20/11/2024 15:12

    Pervec rrjeteve sociale qe duhen kontrolluar rreptesisht, une mendoj qe duhet punuar me shume si shoqeri qe te kete prinder te edukuar dha me norma shoqerote. Ne te tilla raste si fatkeqi Martin, duhen denuar prinderit njelloj sikur ta kishin bere ata ate krim. Ndryshe nuk ndergjegjsohen keta lloj prinderish. Me sa lexova lajme mora vesh qe edhe te aferm kishin kercenuar kush do fliste keq per ata. Me kete shpjegohet edhe sjellja e atij krimineli te vogel qe nje dite do behet i madh dhe kushedi cfare mund te beje. Prandaj duhe propozuar nje ligj qe prinderit te mbajne pergjegjesine per veprimin e femijeve. Pergjegjesi penale dhe jo thjeshte keshillime

    Përgjigju
  • Po: 20/11/2024 14:43

    Doli dhe ky hodhi gurin e vet a thua se nuk di gje ca behet dhe sot e mori vesh.. Po ti vet perdore media sociale qe jane kanceri i shoqerise dhe ke pare me syt e tu se cfare lloj mostrash postojne aty. Nuk ka nevoj per konsultime, zbato ligjin. Ka ligje ky vende per mbrotjen e femijve dhe gjuhen qe nxit urretje, diskriminim dhe abuzimin. Nuk ka nevoj per kamera po per SHTET te vendos gjoba e te bej punen.

    Përgjigju
  • Plaku: 20/11/2024 14:34

    Filtra eshte nje tjeter fjale per te thene CENCURE. Nuk e thua dot se ke ende komplekset e adoleshences tende ne koke ende. Nuk ka vende ne bote pa CENCURE por politikanet dhe mediat tona alabake kane 35 vjet qe na thone CENCURA eshte komunizem qe ata te shajne, shpifin, kercenojne apo vjedhin me lehte ne emer te demokracise dhe lirise se fjales. Nuk ka nevoj per konsultime, ka nevoj per vendime. Tik-tok dhe gjithe mediat sociale por edhe ato televizive duhet te respektojne ligjin dhe te mbajne pergjegjsi. Jemi i vetmi vende ne bote qe kryeministri thote mos shikoni televizionet se do cmendeni por nuk bene asgje per kete fakt.

    Përgjigju
  • bilanci: 20/11/2024 14:25

    Ne 3 dite 3 te vrare

    Përgjigju
    • 136: 20/11/2024 16:23

      7 vrasje 7 dit me gjith shkodren

  • dr arsimore tr: 20/11/2024 14:17

    Para se te zgjidhesh problemet globale, kontrollo pse nxenesit e periferise regjistrohen ne shkollat e qendres. Sa paund pagujne te drejoreshat e shkollave per regjistrim? Cfare bere me drejtoreshen e partise qe mashtronte me bursa amerikane? Pse mesuesit qe fitojne ne portal nuk fillojne pune ne shkolla? Arsim i shkaterruar

    Përgjigju
  • Goni: 20/11/2024 14:10

    si gjithmone dhe nuk do ndalet kurre kjo gje ne kete popull delirant kush ngre i pari flamurin e baltes fiks si atehere kur te nxirrnin perpara popullit te te peshtynin, popull komunist dhe pagan pa fe dhe pa atdhe mosni more ndaloni perpara se bini ne humneren e baltes suaj se te sugjeroni eksperiencat me te mira boterore, njera nga te cilat padyshim per tu lavderuar ajo australiane üer mbylljen e cdo rrjeti social deri ne moshen 16 vjec pa diskutim edhe facebook cfare e kujtoni qengj te bute apo instagram cfare kujtoni se eshte per edukimin e femijeve youtube dhe cilido rrjet tjeter o budallenj te mjere

    Përgjigju
    • Partia: 20/11/2024 16:02

      Nga fajin e ka saliu, ne fajin e ka populli, vetëm lideri global zgjidhi problemet globale e denjon te ndaloje ndonjehere edhe ketu me na mallengjyer me zgjidhje

  • Rrejti social: 20/11/2024 14:08

    Mbyll gjithe rrjetet sociale C tik tok , Instagram , Facebook , x , mbyll snap , what’s app dhe njerezit me detyrim te kene Nokia 3310 , mbyll dhunen ne media , kam frike se rama nuk i ben dot keto ndaj vetem Arlind Qorri mund te jete shprese per Kete vend te Vogel

    Përgjigju
  • "Prindi 1 dhe prindi 2": 20/11/2024 13:42

    Te ndalet edhe politika shkaterruese ndaj families me nderhyrjet e "prindit 1 dhe prindit 2". Te kete filtra dhe gjoba te majme ndaj emisioneve televizive dhe portaleve qe nxisin dhune te femijet dhe te rinjte.

    Përgjigju
  • Qytetar: 20/11/2024 13:35

    E gjeti fajtorin sulltani: armiku i jashtem (TikToku). Per sa kohe qe ekonomia e vendit do bazohet mbi importin dhe pastrimin e parave te pista, per sa kohe qe kriminele te njohur futen ne parlament si deputete, per sa kohe qe trafikantet do quhen « sipermarres », «investitore » etj., do te kesh kulture dhune e kriminaliteti ne kete vend sepse piramida e vlerave do jete koke-poshte. Kur sistemi te vleresoje punen, dijen, kembenguljen dhe sakrificen atehere gjerat do behen me mire.

    Përgjigju
  • roni: 20/11/2024 13:32

    Konkurrenti i dijes, mençurise, dashurise, mirekuptimit eshte FB, Tiktok dhe Snapchat. NJerezimi po trashet nga keto rrjete merimangash qe ekzistojne vetem per te shitur reklama e shperdoruar kohen dhe parane. Tik tok-u duhet ndaluar, sa nuk eshte vone. Shpresojme qe Qeveria te kete kellçet ta vendosi nje here e mire qe brezi qe po rritet, nuk ka nevoje per telefon celular qe ne moshen 8 vjeç.

    Përgjigju
  • Oni: 20/11/2024 13:21

    Normal qe duhet te mbyllen urgjent tik tok instagram dhe ato prinder qe rrisin keto femije duhet te mbyllen mos te dalin me

    Përgjigju
  • Elton: 20/11/2024 13:21

    ësht faji I shtetit që nuk e futi brënda at kleviolin n tik tok.Ai e shkatrroi gjith at brez fëmijësh

    Përgjigju
  • Gazmira: 20/11/2024 13:16

    Ne qofte qe doni ti beni sherbimin me te mire ktij vendi ju lutem kryeminister MBYLLINI totalishg keto dy rrjete.

    Përgjigju
  • Edi: 20/11/2024 13:15

    MBYLLJE URGENTE

    Përgjigju
  • Irena: 20/11/2024 13:13

    Te mbyllen te treja per femijet deri ne 16 vjec

    Përgjigju
  • nari: 20/11/2024 13:01

    mbyll instagram mer plak mos na boj politike edhe me te vdekurit te qr ku ti kesh but k….. eshte bo instagram si adultwork

    Përgjigju
    • Tiku: 20/11/2024 14:38

      Vendosi filtra ku cdo njeri qe poston te verifikoj emrin e plote dhe adresen e sakte. Pastaj po qene trima le te postojne. Pse del ky kot tani do konsultime a thua se do mendje te madhe kjo? Futi gjobe miliarda sic bejne ne Evrope e Amerike dhe e mbyllin vete ata.

  • Prind: 20/11/2024 12:51

    Urgjent mbyllja e te dy platformave tiktok dhe snapchat dhe filtra per instagram patjeterrrr!

    Përgjigju
    • diss: 20/11/2024 13:03

      urgjent te mbyllen , urgjenttttttttt se shkalluan njerzit

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë