GREQI- Perspektiva e krijimit të një qendre të përbashkët koordinuese për bashkëpunimin policor dhe doganor në kufijtë tokësorë të Greqisë dhe Shqipërisë e kryesisht çështjet e krimit ndërkufitar ishin të fokus të takimit të Drejtorit të Pёrgjithshёm të Policisё Greke Nikolaos Papagianopoulos, homologut shqiptar Artan Didi, ambasadorit grek në Tiranë, Leonidhas Rokanas dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Nga ana tjetër, mediet greke pasqyrojnë realitetin në pikat kufitare. E përditshmja greke “TaNea” zbardh detaje nga takimi, ku u diskutua përmirësimin i sistemit të shkëmbimit të drejtpërdrejtë të të dhënave, sidomos në rastet e krimeve të individëve ose bandave.
E përditshmje greke shton se kryepolici i tyre tha se kriminelët shqiptarë të kërkuar në Greqi dhe Europë, gjejnë strehë në Shqipëri dhe se kërkohet arrestimi i tyre. “TaNea” shkruan se pëfaqësuesit e autoriteteve shqiptare shprehën ngushëllimet e tyre për vrasjen e policit grek Elias Kosteni në Vrontero të Follorinës, në përplasje me 2 vëllerëzit shqiptarë Melsi dhe Elvis Çollaku. Ndërkaq, “Real.gr” shkruante dje se në "vreshtin e parrethuar" është kthyer kriza, ku i referohet kufirit greko-shqiptar, Prespë. Heqja e njësive ushtarake nga Kosturi dhe reduktimi i rojeve kufitare, kanë çuar në prerjeve pothuajse të përditshme të paligjshëm të pyjeve. Në shpatet e prefekturës së Kosturit, në kufi me Shqipërinë, janë pastruar rreth 5.000 hektarë pyje, ndërkohë që, sipas policisë, bandat e organizuara, korrin fitime që arrijnë në 1.8 milion euro.
E përditshmja tjetër greke “Kathimerini” ka bërë një reportazh dje për Prespën, kufirin greko-shqiptar. Liqeni, në jugperëndim ngushtohet dhe shkon për disa qindra metra në territorin shqiptar. Para se ta kalojë këtë pikë të kufirit, peshkatari Christos Konstandinidis, nga Mikrolimni, lë varkën në breg. Me aktivitet artizanal, të vogël ai ecën tani midis lisave dhe një kasolleje, pikërisht aty ku u vranë të dielën e kaluar polici grek dhe 2 shqiptarët. E përditshmja greke shkruan se peshkatarët shqiptarë e quajnë plotësisht të pambikëqyrur pjesën greke dhe hyjnë në kufi për të vjedhur rrjetat e peshkatarëve. Në këtë zona kufitare, raportet tregojnë për lëvizjen e drogave, armëve dhe emigrantëve. Christos Konstandinidis është 35 vjeç dhe disa vite më parë vendosi të vendosej përgjithmonë në Mikrolimni, në Prespën e Vogël, një fshat me 40 banorë.
Çdo mëngjes hedh rrjetat për kapjen e krapit dhe për ta shitur në Kostur dhe Follorinë. “Për herë të parë unë po përdor një varkë me motorr"-thotë ai. Ndërkaq, Elias Anastasiout, i cili gjithashtu jeton në Mikrolimni, i janë vjedhur 120 rrjeta, me dëme deri në 10.000 euro, një pasuri për një peshkatar. Jeta e peshkatarëve në Prespë mbetet e vështirë dhe monotone. Babai i 2 vëllezërve shqiptarë kishte punuar gjatë viteve të stuhishme të imigrimit të lartë të shqiptarëve dhe të gjithë e përshkruajnë atë si një njeri paqedashës. Djali i madh ishte akuzuar në të kaluarën për kontrabandë emigrantësh dhe një vjedhje të vogël. Ata shkuan me anije në pjesën greke, për të vjedhur rrjetat e krapit.
Prespa, peshqit që rriten atje, çmimet dhe projektet
I famshëm për krap, liqeni i Prespës preferohet nga peshkatarët dhe tregtarët e peshkut që e shesin në 4-5 paund një kg. Në liqen ka edhe sardele, ku disa prej të cilave eksportohen në Francë, ndërsa rrjetat e peshkatarëve kapin edhe flutura, që shiten me në 0.70 euro, të sjella nga Kina në fermat shtetërore të bregut shqiptar, të lëshuara në liqen, pas rënies së regjimit komunist. Peshkimi në Prespë ndalon në fund të pranverës për riprodhim. Sipas kreut të Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Prespës, Nick Giannakis, niveli i cilësisë së ujit mbetet i lartë. Ky liqen është i mbrojtur nga konventat ndërkombëtare mjedisore, pasi Parku i Prespës regjistron më shumë se 260 lloje zogjsh, shumë nga të cilat janë të rralla në të gjithë botën. Të paktën 11 milionë kushton projekti për Prespën e Madhe, e përbashkët me Greqinë, Shqipërinë e Maqedoninë, për menaxhimin racional të burimeve ujore në një zonë të kultivuar prej 16.000 hektarë.
Shkrimi u publikua sot (17.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com