Vrasja e 23 vjeçarit në Vlorë, Balla: Policia ka rritur prezencën për kapjen e personave me armë pa leje dhe parandalimin e ngjarjeve të tjera kriminale

Vrasja e 23 vjeçarit në Vlorë, Balla: Policia ka rritur prezencën për kapjen e personave me armë pa leje dhe parandalimin e ngjarjeve të tjera kriminale

1705063897_taulantballanekomision.JPG

Ministri i Brendshëm Taulant Balla pas takimit me Këshillin Koordinativ të PS në Fier, ka folur para gazetarëve edhe lidhur me ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në Vlorë në 7 janar ku u ekzekutua me snajper 23 vjeçari Gëzim Sinomati.

Ai tha se policia ka rritur prezencën në territorin e vendit nëpërmjet operacioneve për kapjen e personave që lëvizin me armë pa leje dhe për të parandaluar ngjarje të tjera kriminale. Ministri shtoi se koha kur të fortët u shmangeshin kontrolleve dhe bënin ligjin, ka mbaruar.

"Edhe për ngjarje të rënda kriminale, sikurse është ajo e Vlorës, kemi pasur një ngjarje të rëndë kriminale, dua tju them se Policia ka rritur prezencën në territor përmes operacioneve kombëtare për të goditur fenomenin e armëmbajtjes pa leje, për të minimizuar ngjarje të tjera. Por koha kur të fortët i shmangeshin kontrolleve apo bëjnë ligjin në komunitete apo zona të caktuara, ka mbaruar njëherë e përgjithmonë e nuk mund të kthehet pas."- tha Balla.


Lajmi kryesor:

Balla shkon në Fier, paralajmëron 'fshesën' : Na duhen adminstratorë të rinj


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën

Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën