Tentuan arratisjen nga burgu i Fierit, gjykata vendos për Dan Hutrën dhe tre hajdutët! Vrasësi i grave në gjyq: S'kam lidhje me planin

Arrest me burg ka caktuar Gjykata e Fierit për vrasësin gjakftohtë të grave Dan Hutra dhe tre bashkëpunëtorët e tij, Geraldo Veizaj, Feti Kovaci dhe Martin Kapllanaj që organizuan skenarin për t'u arratisur nga burgu i sigurisë së lartë të Fierit por që u zbuluan në kohë.

Para togave të zeza, vrasësi i katër grave tha se nuk ka lidhje me planin për t'u arratisur, ndonëse sipas togave të zeza është ai që qëndron në krye të organizimit.

"Nuk kam lidhhje me ngjarjen", ka thënë ai.

Ndërsa tre të paraburgosurit e tjerë nuk kanë folur pra gjykatës, por përmes avokatëve kërkuan rrëzimin e kerkesës së prokurorisë. 

Për të realizuar planin i cili u zbulua nga stafi i burgjeve pak para mesditës së 4 janarit, 42-vjeçari nga Kukësi me histori të përsëritur kriminale, bashkëpunoi me 3 burgosur të tjerë, qelia e të cilëve është ngjitur me të tijën. Tre vlonjatët, Martin Kapllani, Geraldo Veizi, Feti Kovaçi kishin nisur të prisnin zgarën e dritares me mjete të improvizuara. Ata kishin krijuar disa tela metalikë që dyshohet se i kishin realizuar duke shtypur enët e kuzhinës.

Dan Hutra në qelinë e tij ngjitur me numrin 15, kishte bërë gati çarçafët e improvizuar si litar. Aty, stafi i burgjeve gjeti edhe mjete prerëse të improvizuara. Nën dirigjimin e Dan Hutrës, të burgosurit, kishin bërë plan të arratiseshin gjatë ndërrimit të turneve të rojeve. Sapo dyert të hapeshin, Dan Hutra do të kalonte në qelinë e miqve vlonjatë e më tej do të vareshin me litar pasi të kishin prerë hekurat e dritares. Por plani u zbuklua në kohë dhe u parandalua arratisja. Si masë ndëshkimi për planin e arratisjes, Drejtoria e Burgjeve  ka urdhëruar futjen e tyre në regjimin 41 biss, pa një afat të caktuar.

Dan Hutra prej 4 marsit 2023 është në masë arresti me burg për vrasjen e 3 grave, dhe plagosjen e 3 të tjerave gjatë të njëjtës ditë në Tiranë e vetëm brenda pak orëve. Të parën vrasje e kreu në 2007-ën, kur ishte vetëm 25 vjeç i mori jetën me thikë gruas së tij të parë. Kurse Martin Kapllani 21 vjeç dhe Gerlado Veizi 20 vjeç janë futur në burgun e Fierit me masë arrest me burg për vjedhje, në të njëjtën ditë, më 4 nëntor 2023. Aty kanë gjetur bashkëpunëtorin tjetër të tyre, Feti Kovaçi, 28 vjeç i cili ndodhej në paraburgim prej 21 tetorit po i akuzuar për vjedhje.

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston