Vrasja e Alfred Dedjas te ‘Kështjella’, Policia e Tiranës pritet të rikthehet në vendngjarje për të kërkuar armën e krimit! Çfarë ndodh nëse nuk gjendet

Vrasja e Alfred Dedjas te ‘Kështjella’, Policia e Tiranës pritet të rikthehet në vendngjarje për të kërkuar armën e krimit! Çfarë ndodh nëse nuk gjendet

Vendi i krimit, viktima Dedja dhe autori Gjoshi

Tiranë- Policia e Tiranës pritet të rikthehet sërish këtë të mërkurë (4 Dhjetor) në vendin ku dyshohet se autori i vrasjes së Ardjan Dedjas, 26-vjeçari Julian Gjoshi, ka hedhur armën e krimit në shkurre

Një ditë më parë kontrollet kanë rezultuar pa sukses, ndërsa sot në ndihmë të hetuesve do të jenë edhe Forca Kombëtare e Sigurisë. 

Burime thonë se nëse edhe FKS sot nuk e gjen armën, nuk përjashtohet mundësia që Julian Gjoshi të merret personalisht për të treguar vendin e saktë ku e ka hedhur.

Ai ka rrëfyer gjatë dëshmisë së tij se krimin e ka kryer për shkak të ofendimeve të përsëritura që viktima 50-vjeçar i bënte atij në mënyrë të përsëritur. Madje ka theksuar se dikur e “ka mbajtur me bukë”.

Policia dhe Prokuroria hetojnë edhe për pista të tjera të mundshme për krimin e ndodhur të dielën e 1 Dhjetorit në lokal “Kështjella”, në Ndroq. Gjoshi u dorëzua një ditë pas krimit, teksa makina e tij "Benz" u gjet te "Shkëmbi i Kavajës" në Durrës, aty ku qëndroi për një natë në hotel.

Gjoshi rezulton se është kunati i Altin Hajrit, ky i fundit pronar i “Golden” dhe një ndër personat më të kërkuar të drejtësisë, për organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës në vitin 2020. Gjoshi është person me precedentë penalë të mëparshëm, ashtu sikurse dhe viktima.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Partitë e vogla sfidojnë Kodin Zgjedhor/ Nesturi: Betejën morale e kanë fituar! Shabani: Ndryshe nga ata që djegin gomat, luftojmë institucionalisht!

Partitë e vogla sfidojnë Kodin Zgjedhor/ Nesturi: Betejën morale e kanë fituar! Shabani: Ndryshe nga ata që djegin gomat, luftojmë institucionalisht!