Vrasja e Ariela Muratit,psikologia:
Mos e justifikoni si krim pasioni

Vrasja e Ariela Muratit,psikologia:<br />Mos e justifikoni si krim pasioni<br>
Pas vrasjes tragjike të 21 vjeçares, Ariela Muratit nga 23 vjeçari Aldison Belulaj për shkak të refuzimit të dashurisë, opinioni publik është i tensionuar. Report Tv ka realizuar një bisedë me psikologen Lira Gjika, e cila tregon përcaktimin e këtij krimi nga një këndvështrim profesional.

“Vite të tëra e kanë justifikuar këtë lloj krimi, e bëri se e do, se nuk donte ta humbte. Këto janë të gënjesh veten. Është krim, thjesht krim. Një njeri që operon me pushtetin, që nuk pranon refuzimin, është kompleks inferioriteti i thellë”, tregon Gjika.

Besoj se pyetja që kanë të gjithë është a mund të ishte shmangur ky rast?


Psikologia Gjika shpjegon se ka vetëm një mënyrë që familjarët e Arielës ta kapërcejnë këtë ngjarje. “Po të asistohen me njerëz. Por tani për tani duhen lejuar të jetojnë vuajtjen e humbjes, dhimbjen e madhe nuk është vuajtje.

Gjika evidenton se krimi është përhapur vitet e fundit dhe ka një fajtor për këtë, si dhe një zgjidhje.

“Është një edukim i tërë që është ndërtuar që femra nuk shihet njeri por një funksion i mashkullit. E do mashkulli e pranon, shih në rrugë. Se flasin sot u molestuan në punë. Jo, jo të molestohesh në rrugë, në çdo hap që ti bën. Çdo njeri të sheh si femër, bën s’bën, e eksiton atë mashkullin e rrugës... Ka ardhur koha që këtu të ndërhyhet me projekte sociale edukimi”, tha psikologia për Report Tv.

Lira Gjika e përmbyll bisedën me frazën se ‘jemi njerëz pastaj femra apo meshkuj.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite