LEZHË-Gjykata e Lezhës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka dërguar për gjykim portugezin Ruben Saraiva, i vënë nën akuzë për vrasjen e bizesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, prill të vitit 2023 në Shëngjin.
Vendimi u mor ditën e sotme, ndërsa Rubena Saraiva do të përballet me akuzat "Vrasje me paramendim, e kryer për gjakmarrje" dhe "Armbajtja pa leje".
Seanca gjyqësore zgjati rreth 3 orë, ku i pranishëm ishte edhe vetë i pandehuri Ruben Saraiva, i cili përmes avokatit të tij mbrojtes kërkoi pushimin e çështje me pretendimin se nuk ka prova që e implikojnë në këtë ngjarje.

Por pasi dëgjoi palët gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj, duke e kaluar çështjen për gjykim.
Avokati i Ruben Saraivës, Kujtim Cakrani në përfundim të seancës gjyqësore, u shpreh se nuk ka prova që e implikojnë klientin e tij në këtë vrasje.
‘Sot ne kishim seancën ku prokurori kishte bërë kërkesën për kalimin e çështjes në gjykim. Ishte nje seancë e gjatë sepse edhe dosja është goxha voluminoze, pasi gjyklata dëgjoi palët, prokurorin dhe mua përfaqësuesin e Ruben Saraivës u tërgoq për vendin dhe vendosi që ta pranojë kërkesën dhe tashmë jemi për gjykim. Unë kërkova pushimine çështjes sepse nga provat që janë në fashikullin gjyqësor nuk vërtetojnë që Ruben Saraiva të tjetë autor i kësaj vrasje, por janë disa gjykata që do ta vlerësojnë që ai është autor i ngjarjes ose jo', tha ai.
Ardian Nikulaj u ekzekutua më 19 prill 2023 në Shëngjin në hotelin e tij. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.
Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut, e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa në vazhdimësi e ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Për krimin, të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që ndihmuan, si dhe i dyshuari Edmond Haxhia, si organizator dhe porositës i vrasjes me motive gjakmarrjen. Edhe ndaj tyre është marrë vendimi nga Gjykata e Londrës dhe pritet të ekstradohen në Shqipëri brenda pak javësh, për të përballur me drejtesinë.
Komente

