Vrasja e Devi Kasmit, Gjykata e Lartë lë në burgim të përjetshëm ish-komandon grek Eftimius Eftimiu

Vrasja e Devi Kasmit, Gjykata e Lartë lë në burgim të përjetshëm ish-komandon grek Eftimius Eftimiu

Greku Eftimius Eftimiu dhe viktima Devi Kasmi

Tiranë- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-specialit të ushtrisë greke, Eftimius Eftimiu (Efthimious Efthimiou), i dënuar me burgim të përjetshëm për ekzekutimin e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur më 29 Janar 2018 në Tiranë.

Rekursi është rrëzuar, duke lënë në fuqi kështu vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, i datës 1 Mars 2021.

Shtetasi grek kërkonte rrëzimin e vendimit të dy shkallëve, pasi mohonte autorësinë e krimit që sipas hetimeve ishte i paguar dhe organizuar nga një grup kriminal shqiptar në Greqi, me motiv larjen e hesapeve dhe hakmarrjen për hesapet e biznesit ilegal të drogës.

Si organizator i grupit u akuzua dhe dënua në mungesë Aurel Hoxhallari, i dënuar po përjetë nga GJKKO, në Maj 2023, kurse hetimet u ndoqën nga SPAK, pasi bëhej fjalë për grup të strukturuar kriminal.

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion e dënoi shtatorin 2020 ish-specialin e ushtrisë greke Ethimious Efthimiou me burg përjetë. mes të dënuarve ishte edhe Elton Halipaj, me 33 vite burgim.

Ai vrau Devi Kasmin më 29 janar 2018 në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë. Ethimious Efthimiou akuzohet si vrasës me pagesë dhe ekzekutori i Devi Kasmit i porositur nga një grup tjetër për prishje të pazareve të drogës.

Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë.

Vrasja ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD, dhe një armë automatike.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin