Vrasja e Devi Kasmit/ Report Tv siguron videon, killeri grek largohet në këmbë pas krimit dhe hipën në furgonin e bardhë

TIRANË - Një vit pas vrasjes së 41-vjeçarit Devi Kasmi, në një atentat në Tiranë, është publikuar një video e kamerave të sigurisë që tregon skenën e largimit të autorit nga vendi i ngjarjes. Personi që shfaqet në pamje dyshohet të jetë ish-oficeri i Focave Speciale greke, Efthymiou Efthymious pak minuta pas vrasjes, i cili aktualisht ndodhet në burg si autori kryesor, i dyshuar se ekzekutimin e kreu me pagesë.

Kamerat e sigurisë e kanë fiksuar këtë moment në orën 19:26 minuta, natën kur ndodhi krimi pranë banesës së Kasmit, në zonën e Spitalit Pediatrik. Një furgon i bardhë dhe i mbyllur nga pjesa mbrapa, i cili qëndron në pritje për disa sekonda, dhe më pas merr personin që dyshohet të jetë Efthymious, por duke qenë i maskuar, është i pamunudr identifikimi i tij.

Mirëpo avokati i Efthymious, Saimir Vishaj, pretendon se personi që duket në pamjet filmike nuk është klienti i tij. "Ai në pamje nuk është shtetasi grek. Nuk është klienti im. Pamjet filmike janë dorëzuar si pjesë e dosjes hetimore nga Prokuroria në Gjykatë", tha Vishaj për Report Tv

Nga dosja hetimore që gjendet në prokurori, rezulton se autori e ka pritur për disa orë viktimën Devi Kasmi, dhe sapo ky i fundit ka mbërritur poshtë banesës, e ka lënë të vdekur në vend pasi e ka qëlluar me katër plumba. Dosja gjithashtu posedon informacionin se furgoni ishte blerë 12 ditë para ngjarjes dhe drejtohej nga Malvin Dinellari.

Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe dosjen e ka dërguar në gjykatë (Lexo këtu). I dyshuari kryesor si autor ekzekutues është Efthymiou Efthymious, ndërsa si porositës grupin kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxhallari. Krimi i rëndë tronditi kryeqytetin në atë kohë, pasi ndodhi në një zonë të populluar dhe në një orar ku kishte shumë lëvizje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh