Detaje të reja janë zbuluar rreth vrasjes së dy shqiptarëve që ndodhi në një bar kafe, në qytetin zviceran të Bazelit ditën e enjte.
Prej të shtënave brenda në lokal ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i cili ashtu si dy viktimat, është me kombësi shqiptare.
Agjencia zvicerane e lajmeve "20 Minuten", ka indetifikuar viktimat si Mirjan B., 28-vjeç dhe Orges S., 39-vjeç, ndërkohë personi i plagosur sipas agjencisë është Festim D., 28-vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në bazë të dëshmive të marra "20 Minuten" ka zbardhur edhe rrjedhën e ngjarjeve. Sipas faqes së njohur, dy shqiptarët që kanë humbur jetën janë takuar me Gent H., i cili synonte të ndryshonte emrin për shkak të problemeve në vendin e tij.
Një dëshmitari në vendin e ngjarjes ka treguar se dy persona kanë hyrë në lokal dhe kanë hapur zjarr kundër tyre, ndërkohë Mirjam B., është çuar dhe ka tentuar t'i marri armën një prej agresorve por nuk ka mundur pasi është qëllur.
Ndërkohë sipas dëshmisë së vëllait të tij, viktima e dytë Orges S. ishte një person i cili kujdesej shumë për familjen e tij.
"Ishte person që donte të kalonte shumë kohë me familjen. Ai kujdesej aq shumë për fëmijët e tij, ai kurrë nuk ka lënduar askënd. Unë nuk e kuptoj se si një gjë e tillë mund të ndodhë", është shprehur vëllai i viktimës.
Sipas policisë, e cila ende nuk ka mundur t'i arrestojë autorët e ngjarjes, ata mendohet të jenë nga Evropa Lindore dhe i përkasi moshës 30 dhe 40-vjeç.

(Nga e majta në të djathtë: Festimi i plagosur, Mirjani i vrarë,
Ermali padëmtuar dhe Orgesi i qëlluar për vdekje)
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com