Report Tv ka qenë edhe në banesën e efektivit Ardian Kodra i vrarë sot në mesditë gjatë aksionit në Torovicë. Familja Kodra ka hapur dyert e mortit ndërkohë që të afërm dhe miq të shumtë kanë shkuar në banesën e tij pak minuta pas marrjes së informacionit.
Ardian Kodra 50 vjeç kishte vite që ishte pjesë e Policisë së Shtetit dhe aktualisht kishte detyrën e shoferit në grupin e gatshëm të FNSH-së. Ai është i martuar dhe ka dy djem.
Komshijtë të tij, por edhe koleg e kanë rrëfyer jashtë kameras se Kodra ishte njeri shembullor, ndërkohë që ishte vlerësuar edhe për shërbimin e tij në Policinë e Shtetit.
Ai ishte në Torovicë të Lezhë, në një operacion për kapjen e David Qosjes, pasi ishte raportuar se kishte qëlluar me armë në mes të fshatit. Në tentative për arrestimin e tij, Kodra është qëlluar nga dy plumba. Ai ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Pas marrjes së lajmit të rëndë, familja Kodra ka hapur dyert të motit për kryefamiljarin. Ardian Kodra u nis në punë, por ai nuk mundi të kthehet i gjallë në familjen e tij.
Autori i vrasjes, David Qosja, është arrestuar nga policia pas 5 orë rezistencë. Ai ka qëlluar disa herë me armë policinë gjatë aksionit për kapjen e tij.
Vrasja e efektivit Ardian Kodra sot në Torovicë, nuk është rasti i parë që një efektiv policie vritet në krye të detyrës. Në tetor të vitit 2015, në Oblikë të Shkodrës, ku 52-vjeçar vrau komshiun e tij pas një konflikti.
Gjatë aksionit për kapjen e tij, Arishta qëlloi për vdekje komandantin e FNSH për Shkodrën, Simon Gjeta. Pas 12 orësh përplasje me policinë, u ekzekutua edhe autori i ngjarjes
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO