Vrasja e efektivit të FNSH Xhulio Prela, mbyllen hetimet! Prokuroria merr të pandehur Redion Hysën dhe Nikoll Shernikun, çfarë rezultoi nga ekspertiza balistike e armës së krimit

Vrasja e efektivit të FNSH Xhulio Prela, mbyllen hetimet! Prokuroria merr të pandehur Redion Hysën dhe Nikoll Shernikun, çfarë rezultoi nga ekspertiza balistike e armës së krimit

Xhulio Prela dhe Nikoll Sherniku

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e vrasjes së efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur në muajin dhjetor të vitit 2020 në Gajush të Lezhës.

Në lidhje me këtë ngjarje janë marrë të pandehur dy persona Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku. Nga hetimet e kryera organi i akuzës ka dalë në konkluzionin së Redion Hysa është autori i dyshuar i vrasjes, ndërsa ndaj Nikoll Shernikut është ngritur akuza 'Moskallëzim Krimi'.

Redion Hysa bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa u arrestuan nga Policia e Lezhës me 28-dhjetor të vitit 2020, pasi kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit kamerat e së cilit kishin filmuar vrasjen e policit.

Pas veprimeve hetimore ndaj dy të rinjve u ngritën akuzat 'Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve' dhe 'Kanosjes me armë', ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 gëzhoja. Por më pas përgjegjësia penale e Redion Hysës, u rëndua në muajt në vijim, pasi njëra nga armët, pistoleta e gjetur në depozitën e ujit që ndodhej mbi tarracën e shtëpisë së tij, ka rezultuar se ishte përdorur në ngjarjen e 5 dhjetorit 2020, ku mbeti i vrarë efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela.

Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajetë, efektivi i policisë. Madje ekspertët, shtojnë se edhe predha, që i ka marrë jetën punonjësit të policisë, është qitur pikërisht nga arma e gjendur në banesën e Redion Hysës.

Për këtë fakt, Hysa është njohur me rezultatin e ekspertimit balistik dhe gjetjen e armës në depozitën e ujit tek shtëpia e tij, por ai ka preferuar të mos flasë dhe mos japë asnjë shpjegim rreth provave të siguruara nga policia dhe prokuroria. Aktualisht çështja është në gjykim paraprak dhe do të jetë gjykata që tashmë do të vendose kalimin për gjykim themeli apo rikthimin në prokurori për plotësim hetimesh.

Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. 26-vjeçari është nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë ka parë një automjet, dhe një person që kishte dalë nga makina, po ia bënte me drita me një elektrik dore. Hetuesit dyshojnë se punonjësi i policisë Prela, ka menduar që personi që ia ka bërë me drita, ka kërkuar ndihmë, ndaj dhe Prela është kthyer mbrapsht.

Ai ka kthyer makinën me sens drejtimi nga Tirana në Lezhë, dhe i është afruar personin që ia ka bërë me dritë. Ka ulur xhamin dhe ka parë një individ, që sipas policisë, ka shumë gjasa që ta ketë njohur. Punonjësi i policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, ndërkohë është përballur me të shtënat e armës, një pistoletë tip TT që kishte agresori.

Briland Martinaj, i cili u shpall në kërkim qysh prej dhjetorit 2020, si autor i dyshuar i vrasjes, është lënë i lirë dhe se akuza ndaj tij, është pushuar me kërkesë të prokurorisë, pasi është arritur të provohet se nuk ka lidhje me ngjarjen.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/01/2022 00:02

    Po shkaku i vrasjes cili eshte? Pse e futen ne kurth dhe ne prite?

    Përgjigju
    • Kapo kapllani: 19/01/2022 07:55

      Ska pas shkak me u vra mor shok ky i shkreti a vra per teka e menjemadhsi me kallxu kush jam un qa baj un,as kush se ka fut ne kurth ka qan krejt rastsi si me qan tu kalu ti neser ne rrug ose un dhe me ba llafe per dritat e gjata po me kta qe i thon vetes "te fort" duhet me hec me fishek ne fole mos mja lan as munsin me fol veq mja fut gjoksit se kshu e ke te veshtir qe sgabon me kthy me kam hava

  • Kapo kapllani: 18/01/2022 15:25

    Shko ba burg si gomari tash se ju kan myll syt lekt qaj 2miljon eurosh si ke marr ska me te ba derman o injorant qe ke marr armen ke shpija e je tu majt persiper vrasjen.

    Përgjigju
    • Hekri: 18/01/2022 17:06

      Dmth ky ka mar persiper vrasjen qe ka bere ky Martinaj ?, ka budallenj plot qe marrin per siper gjera te tilla

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja