Vrasja e ekstremistit grek, reagon OMONIA: Ekzekutim i ftohtë, dhunë në kurriz të minoritetit

Vrasja e ekstremistit grek, reagon OMONIA: Ekzekutim i ftohtë, dhunë në kurriz të minoritetit

Konstantinos Kacifa, ushtari ekstremist grek që u vra nga RENEA në Bularat

Pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat, ka reaguar edhe OMONIA. Në një deklaratë për mediat, OMONIA shpreh ngushëllimin për familjarët, si edhe thekson se ai u ekzekutua nga policia shqiptare në mënyrë të ftohtë. Omonia thotë se se ngjarja e djeshme është një dhunë mbi minoritetin grek.

Deklarata e plotë e OMONIA-s:

Dëshpërim për ekzekutimin e Konstandinos Kacifas. Shqetësim për minoritetin grek të Shqipërisë pas ngjarjes se rende dhe propagandës se thellë anti-helene. ‘Trishtim dhe indinjate e thelle’ janë ndjenjat tona pas përfundimit të operacionit policor ku mbeti i vdekur Kostandinos Kacifas. Sipas vlerësimeve të para, policia injoroi rregulloren e izolimit të një personi të vetëm duke e ekzekutuar. Është e rëndësishme te theksojmë faktin se këto ndodhën ndërsa në Bularat zhvillohej ceremoni përkujtimore me përfaqësi zyrtare diplomatike dhe qeveritare nga të dy vendet. Mesa duket nuk bëhet fjalë vetëm për shkeljen e të drejtës bazë të njeriut por dhe të jetës. Por është një klime e tërë psikologji e dhunës në kurriz të minoritetit. Urojmë forcat policore që zbritën nga Tirana të mos jenë ndikuar nga klima anti-helene që propagandohej nga minutat e para të debatit të Kostandinos Kacifas me policinë lokale. Apo nga thirrjet e menjëhershme të partive dhe organizatave anti-helene, apo dhe nga përpjekja e madhe e Tiranës të ndryshojë axhendën. Mesazhi që i dhanë minoritetit dhe të ftuarve në ditën e sotme është, fatkeqësisht, i hidhur. Ne, Omonia, vazhdojmë të denoncojmë padrejtësinë, nga tensioni frymëmarrës i medias që fatkeqësisht hedh benzine zjarri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 29/10/2018 13:33

    Qeveria shqiptare, gjithnje nese ka kellqe, ta padisin kete organizate per shpifje! Apo kane frike se i gerthet gerrqia! #mjaftgenjeshtresgreke!

    Përgjigju
  • Vlorë: 29/10/2018 12:18

    Po o plehrat e OMONIA po, AI QËLLOI DREJTPËRDREJTË DHE POLICIA DUHET TI THOSHTE MIRË BËRE EE. RACË E NDYRË JU POLITIZONI KOT CDO GJË. KJO DO KISHTE NDODHUR DHE NE ATHINË PO TË ISHTE NJË SHQIPËTAR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)