Vrasja e Endri Mustafës, gjykata e Shkodrës dënon me 10 vite burg 16-vjeçarin

Vrasja e Endri Mustafës, gjykata e Shkodrës dënon me 10 vite burg 16-vjeçarin

Pamja nga vendi ku u vra Endri Mustafa

Gjykata e Shkodrës dënon me 10 vite burg Ergys Maljan, për vrasjen e Endri Mustafës. Për ngjarjen e 17 majit 2021 Ergys Malja akuzohet për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur. Sot gjykata vendosi deklarimin fajtor dhe dënimin me 10 vite burgim.

Dëshmitari kryesor i vrasjes së Endri Mustafës vitin e kaluar në Shkodër, 16 vjeçari Ergys Malja, është tërhequr nga bashkëpunimi me drejtësinë. Vullnetin e tij për tu tërhequr nga dëshmia dhe bashkëpunimi me organet e Drejtësisë, Ergys Malja, e ka shfaqur edhe përballë gjyqtarëve të çështjes.

Në dëshminë e dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore dhe në dosjen e hetimore të Prokurorisë së Shkodrës mësohet se Ergys Malja, pak ditë pasi u arrestua akuzoi Ibrahim Licin si autorë të vrasjes së Mustafës. Sipas të miturit, ai ishte nisur me viktimën drejt Livadheve, por përpara i kishte dalë Lici duke qëlluar direkt mbi Mustafën dhe duke u larguar më pas me motor.

Për policinë e Shkodrës, pas ekzekutimit të 32-vjeçarit Endri Mustafës më 17 maj 2021 në Shkodër, fshihet Ibrahim Lici, 28-vjeçari jo pak i njohur në valën e vrasjeve mes bandave prodhuar në kryeqendrën e Veriut të Shqipërisë. Blutë e Shkodrës nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit thonë se kanë dokumentuar me prova autorësinë e Licit duke e shpallur në kërkim për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Në anë të një shkurreje, i ekzekutuar me 6 plumba dhe i mbuluar nga balta. Ky ishte fundi i 32-vjeçarit Endri Mustafa, një emër i njohur në Shkodër si person me precedentë penalë dhe i lidhur me grupe kriminale të qytetit. I riu, baba i tre fëmijëve, u ekzekutua në mënyrë makabre, ku është qëlluar me 1 plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.

Mustafa u gjet i ekzekutuar në zonën e Livadheve në Shkodër, 3 ditë pasi familja e tij kishte denoncuar zhdukjen. Ai ka qenë i arrestuar më parë dhe i dënuar për plagosje, njihej si pjesë e grupit të Astmer Bilalit në Shkodër. Trupi u gjet rreth orës 9:00 të mëngjesit të datës 17 maj.

Ai ka qenë i arrestuar më parë pas një operacioni të policisë së Shkodrës, ku është sekuestruar një arsenal i madh armësh. Në këtë operacion Mustafa është vënë në pranga së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit të Astmer Bilalit. Gjithashtu Endri Mustafa është i dënuar më parë për plagosje dhe i arrestuar për fajde dhe grabitje.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë