SHKODER - Policia e Shtetit ka shoqëruar 8 persona të dyshuar për vrasjen e djeshme në Shkodër të Fatos Ferracakut dhe plagosjen e Fatmir Mehajt, ndërsa drejtues të lartë të Policisë së Shtetit zbarkuan sërish në Shkodër. Burime të policisë vendore i thanë korrespondetit të Report TV, Ergys Kavaja, se 8 personat u shoqëruan dhe u liruan, pasi dhanë dëshmitë e tyre për ngjarjen e ndodhur dje në mesditë në lagjen "Rus" në Shkodër.
Mes të shoqëruarve nga policia është edhe një emër i njohur në Shkodër, Mustafa Lici anëtar i këshillit bashkiak dhe vëllai i Fatbardh Licit i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 gusht në qendër të qytetit. Lici është shoqëruar sot në mëngjes për t'u marrë në pyetje lidhur me atentatin e përgjakshëm, pasi motori i djegur i autorëve u gjet në afërsi të banesës së tij në lagjen "Guerrile". Report Tv mëson se pas marrjes së dëshmisë policia e ka lënë të lirë.
Ngjarja ndodhi dje në zonën e njohur si Markata, pak metra larg vendit ku iu vu tritol të fortit të Shkodrës, Lulzim Kulla (kunat i Fatbardh Licit), më 13 janar 2018. Viktima dhe i plagosuri ishin të dy tregtarë peshku.
Report Tv mësoi një ditë më parë se në drejtim të 40-vjeçarit është qëlluar me një pistoletë 9 mm ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja. Gjithashtu mësohet se dy autorët e atentatit kanë lëvizur me një motor "TMAX" nga lagjja "Rus" ku është kryer vrasja, ndërkohë që më pas i janë drejtuar lagjes "Kiras" në afërsi të ByPass-it ku i kanë vënë flakën duke humbur edhe gjurmët. Viktima Fatos Ferracaku është kushëri i afërt me biznesmenin e vrarë me breshëri plumbash në 1 shtator, Arjan Ferracaku.
Pas kësaj ngjarje, në Shkodër mbërritën me urgjencë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Drejtori për krimet e renda në Policinë e Shtetit, Niko Brahimaj dhe këshilltari i ministrit, së bashku me pjesëtarë të Task Forcës në Policine e Shtetit që prej mesditës së djeshme kanë qenë në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje.
Burime për Report Tv pranë Policisë së Shkodres bëjnë me dije se drejtuesit e lartë të policisë kanë qëndruar deri në orët e vona të së mërkurës duke lenë porosi të qarta për zbardhjen e kësaj ngjarje ndërkohë që po administrohen edhe dëshmitë por edhe provat që janë mbledhur në vendin e ngjarjes.
Kjo vrasje edhe ky vrepim duket qart se asht nje loje qe kjo mi mbet familjes Lici,por nuk e kalojn kaq leht klasen kto skenarista te holliwudit Edhe ai si ka me dhan mendimet ti thojn me emer te vet e jo emra te tjerve
PërgjigjuKta dojn me ja u faturua Licve vrasje qe skan lidhje
Ibrahim lici e ka ba ket vrasje, vrasjen e ciftit, bisnezmenin qe bani pallatin e sokolit e shum vrasje tjera me peges. Duket dora e tij qe asht e stervitun ka precizion. Nuk e di pse policia nuk e arreston ate dhe sokolin se tata asht lolo kot ska lidhje
PërgjigjuMos u met nqaf kot njerzve se kan dal pamjet e pergjimet se kush jan, ne asnji skam lidhje Lict
shteti po pret ekspertizen ligjore te 3 vrasjeve dhe do kalbi ne burg sokol licin dhe ibrahim licin . Se mustafa lici eshte thjeshte roje fiku
PërgjigjuTat Licin a e ka pyt policija ku e ka djalin,Ibrahimin i quajtur ndrysh(Braqja) dora e tij esht 70% e ngjarjeve te fundit,apo e liruan Tat Lici i vellai Sokoli,ashu si liroj djalin e tij,grupin e gjobvenjeve(Braqen)brenda 10 diteve..normal Sokol Lici shok i Kastratit(karburanteve)
Përgjigju