Këtë të enjte janë zhvilluar në Shkodër homazhe në nder të gjykatëses Fildes Hafizi e cila u vra pak ditë më parë nga  ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi.

Homazhet në nder të gjykatëses u mbajtën në Gjykatën e Shkallës së Parë ku të pranishëm  ishin përfaqësues të Dhomës së Avokatisë si dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.
 
 Vrasja e gjyqtares në mes të kryqytetit shkaktoi reagime të shumta në media, mes politikanëve dhe tek shoqëria civile.
 
Gjykatja Hafizi ishte caktuar gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër, edhe pse kjo e fundit kishte bërë kërkesë që të transferohej në Tiranë apo në Durrës, pasi ndihej e kërcënuar nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi.

[gallery]23782[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja