TIRANË- Kur ka kaluar një javë nga ekzekutimi mafioz i Hekuran Billës është arrestuar një person. Ai është Sebastian Mali 22-vjeç, i cili është nipi i Prelë Markut (djali i motrës), të cilin Hekuran Billa e ekzekutoi në Angli disa vite më parë. I riu akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e 40-vjeçarit te Komuna e Parisit. Ndërkohë që si autor të dyshuar për vrasjen, policia ka shpallur në kërkim Viktor Markun i cili është vëllai i Prelë Markut. Pra, Viktor Marku që është në kërkim dhe nipi i tij, Mali sipas policisë kanë bashkëpunuar për vrasjen e Hekuran Billës. 

Sebastian Mali u arrestua në Tiranë, ndërsa sipas policisë i janë gjetur edhe disa prova materiale, që e implikojnë në vrasje. Sipas policisë, në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.

Operacioni është zhvilluar në disa qytete, i dyshuari është mbajtur nën vëzhgim nga policia gjatë kësaj kohe, e ndërsa mësohet se po analizohen kamerat në zonë për identifikimin e autorëve të tjerë. Pista kryesore në të cilën janë shtrirë hetimet është ajo e hakmarrjes, e lidhur me ngjarjen e ndodhur në vitin 2006 në Angli ku Billa vrau Prelë Markun, 22-vjeç asokohe. 

1592480356_sebastianmali.jpg

Sebastian Mali

Si vajti policia te gjurmët e Sebastian Malit?

Report Tv ka siguruar një video të dinamikës së ngjarjes, ku Sebastian Mali ka vëzhguar lëvizjet e shënjestrës. Ai e priti te kryqëzimi që të çon te qendra tregtare te Komuna e Parisit dhe në momentin që Hekuran Billa futet, i riu akuzohet se ka sinjalizuar atentatorët që dy minuta më pas e ekzekutuan. Më pas Mali largohet për të pritur atentatorët në Pezë, ku i largoi pas vrasjes. 

22-vjeçari akuzohet nga policia se ka ruajtur, pra vëzhguar Billën. Pra, nuk ishte i riu që qëlloi për vdekje Billën, por sinjalizoi autorët mbi lëvizjet. Qelizat telefonike pranë vendit të ngjarjes, kamerat dhe dëshmitë e tij kontradiktore para grupit hetimor, i mjaftuan policisë për ta arrestuar, sipas gazetarit Elton Qyno. Gjithashtu në video dallohet dhe momenti kur u larguar atentatorët në drejtim të Unazës së Madhe dhe më pas në Pezë.

Sebastian Mali ka një lokal te ish-parku i Autobusëve në Tiranë. Në telefonin e tij nuk është zbuluar ndonjë provë domethënëse për grupin hetimor. Gjithashtu në pyetje janë marrë edhe familjarët e tij. I riu nuk ka të shkuar kriminale, por provat dhe arrestimet çojnë prokurorinë të ngrejë akuzat mbi pistën e hakmarrjes. Në vrasje ka marrë pjesë një skuadër më të paktën 5 persona. 

Hekuran Billa dhe Prel Marku

Si ndodhi ngjarja?
Hekuran Billa u ekzekutua rreth orën 22:00 të së enjtes te Komuna e Parisit, pranë qendrët regtare Kristal. Fillimisht, nga banorët u raportua si aksident për shkak se nuk pati të shtëna me armë dhe viktima në tentativë për t'iu shpëtuar atentatorëve, manovroi me makinën e tij tip BMW X6 duke u përplasur me dy makina të parkuara. Atentatori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ku pak minuta më vonë në Pezë të Vogël, u gjet dhe makina e djegur që përdorën autorët për t'u larguar. Report Tv ka siguruar videon nga kamerat e sigurisë së zonës ku shfaqet momenti i ekzekutimit të 40-vjeçari.

Kush ishte Hekuran Billa? 

Report Tv mëson se Hekuran Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, është një emër i njohur për drejtësinë angleze. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur në 2006. Ai u shpall fajtor për tre akuza, “Vrasje” , “Vrasje mbetur ne tentative" dy herë si dhe “Plagosje me dashje". Ekzekutimi tij ka sjellë nxjerrjen në dritë dhe rastin e një të dënuar me burgim të përjetshëm, por që çuditërisht shëtiste i lirë dhe me BMW X6, në Shqipëri. 

Hekuran Billa ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 22 vjeçarit Prel Marku dhe plagosjen e rëndë të Musa Rrahmanit dhe një personi tjetër. Më pas Billa është deportuar nga Anglia në Shqipëri me qëllim vuajtjen e dënimit me burg përjetë në Shqipëri. Në muajin korrik 2016 është rrëzuar në Apel nga treshja e gjyqtarëve Fatmira Hajdari, Lefter Jahja dhe Shkëlqim Mustafa, duke e dënuar Hekuran Billan përfundimisht me 25 vite burgim.

Por në 22 shkurt 2019, gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha ka vendosur, lirimin me kusht duke i falur 5 vjet e 2 muaj e 11 ditë burgim, pas disa uljesh dënimesh i i kishte bërë gjatë këtyre viteve. Në janar të 2020 Hekuran Billa kishte hapur dhe një biznes në Tiranë për dhënien e makinave me qira. Ndërkohë mësohet se kishte miqësi dhe me disa personazhe të showbizit shqiptarë, mes të cilëve njihej dhe me pseudonimin “Land daja OTR’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:50
Momenti ku autorët largohen pas ekzekutimit të Hekuran Billës

Report Tv ka siguruar videon nga kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë, të momentit kur atentatorët ndaj Hekuran Billës largohen me shpejtësi pas ekzekutimit të tij. Sipas videos ka qenë ora ka shënuar 21:46 kur makina e atentatorëve tip Benz me portobagazh është larguar me shpejtësi të drejtim të Unazës së Madhe për në drejtim më pas të Pezës ku u gjet i djegur.

Ora 18:07
Sinjalizoi atentatorët, del video, momenti kur i riu pret Billën në kryqëzim, i largoi edhe nga Peza pas vrasjes

Sebastian Mali u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës. 22-vjeçari i arrestuar është nipi i Prelë Markut, që Billa e vrau në Angli në vitin 2006. Mali u arrestua ndërsa daja i tij (vëllai i Prelë Markut) Viktor Marku është shpallur në kërkim i dyshuar si autor. Mali akuzohet se sinkronizoi atentatorët. Por si u identifikua? Report Tv ka siguruar një video të dinamikës së ngjarjes, ku Sebastian Mali ka vëzhguar lëvizjet e shënjestrës.

Në video duket momenti kur në orën 21:43:30 sekonda të mbrëmjes së 11 qershorit, në kryqëzim e rrugës që të çon te qendra tregtare Kristal te Komuna e Parisit ndalon një makinë mbi vijat e bardha. Rreth 17 sekonda pasi ndaloi, në kryqëzimin që të çon te qendra tregtare futet BMW X6 e bardhë me timon dhe targa angleze 'SS777 OHO' që drejtohej nga Hekuran Billa. Pikërisht në këtë moment, pasi Billa u fut, Mali akuzohet se ka lajmëruar atentatorët mbi lëvizjet që disa metra më tutje në 21:45 minuta e qëlluan me breshëri me silenciator duke e ekzekutuar në vend. Por detyra e Malit nuk mbaroi me kaq.

Gazetari i Report Tv Merin Maçi mëson nga grupi hetimor, se Sebastian Mali pasi sinjalizoi atentatorët u largua me shpejtësi në drejtim të Pezës për të plotësuar pjesën e dytë të planit. 22-vjeçari mendohet se është personi që ka marrë atentatorët nga Peza ku dogjën makinën që përdorën për të kryer krimin tip Benz me portobagazh. Qelizat telefonike, kamerat e sigurisë, por edhe dëshmitë kontradiktore kanë bërë që policia ta arrestonte të riun, që akuzohet pjesë e grupit të vrasjes për t'u hakmarrë për vrasjen e dajës.

Ora 10:44
Kapet bashkëpuntori për vrasjen e Hekuran Billës, ja videoja kur ai shtrihet në tokë nga 'blutë'

Arrestohet Sebastian Mali 22-vjeç, i cili është nipi i Prelë Markut (djali i motrës), të cilin Hekuran Billa e ekzekutoi në Angli disa vite më parë. I riu akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e 40-vjeçarit te Komuna e Parisit. Ndërkohë që si autor të dyshuar për vrasjen, policia ka shpallur në kërkim Viktor Markun i cili është vëllai i Prelë Markut. Pra, Viktor Marku që është në kërkim dhe nipi i tij, Mali sipas policisë kanë bashkëpunuar për vrasjen e Hekuran Billës. Policia ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit të të riut në Tiranë.

Njoftimi i plote i policise
Vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Hekuran Billa.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e shtetasit Hekuran Billes

Më parë është shpallur në kërkim dhe një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.
 
Nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës dhe Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur ndalimi i shtetasit
Sebastian Mali 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ”Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit Hekuran Billes. Shtetasi  Sebastian Mali është nipi i shtetasit Prelë Markut i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi Hekuran Billa.

Menjëherë, pasi ndodhi kjo ngjarje është bërë edhe shpallja në kërkim e shtetasit Viktor Marku, si një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.

Ndërkohë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet për ndalimin e shtetasit Sebastian Mali i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe ”Armëmbajtja pa leje”.