Ekzekutimi mafioz i ish-zyrtarit të lartë të Policisë, Artan Cuku, ka vënë në lëvizje krerët krerët më të lartë të shtetit.
 
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, thirri me urgjencë në një mbledhje drejtuesit e Policisë së Tiranës dhe përfaqësues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
 
Ministri me Drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj u njohën me provat e mbledhura nga prokurorët dhe hetimet për arrestimin e autorëve të vrasjes së Cukut mbrëmë në Tiranë.
 
Policia ende nuk ka një pistë zyrtare për atentatin ndaj Cukut, ndërsa po heton vrasjen e tij për shkak të detyrës në Policinë e Shtetit si dhe angazhimin në një kompani private sigurimi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com