Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishajt, Indrit Taullaut e Indrit Rusit për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames ka shkaktuar debate të forta mbi ekspertizën psiko-ligjore të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Në seancën e sotme paraqiten si dëshmitare dy ekspertet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që kanë ekzaminuar gjendjen e Reçit me kërkesë dhe vendim të SPAK. Në ekzaminimin e vitit 2022, ekspertet në fjalë përcaktuan se Luftar Reçi është i përgjegjshëm për ato çfarë ka deklaruar.

Avokatët e të pandehurve debatuan ashpër me mjekët, duke u kujtuar se për bashkëpunëtorin ka pasur një tjetër akt ekspertimi në 2013, ku ai rezulton depresiv dhe jo i besueshëm. Në këtë kontekst, ata kërkuan një ekspertizë të re me pedagogë të psikologjisë, profesorë psikiatër, madje edhe me ekspertë të huaj për të vlerësuar gjendjen e tij mendore.

Viktor Imeraj mori fjalën duke iu drejtuar eksperteve në seancë: “Zonjat s’mbakan mend, mos vuani nga skleroza, na thoni t’ju japim ilaçe?”- tha Imeraj.

Pasi iu tërhoq vëmendje, Imeraj u gjobit me 5 mijë lekë.

Më pas fjalën e mori Emiljano Shullazi, duke iu thënë dy ekspertëve: “Si ka mundësi ju për 50 minuta intervistë, dolët në konkluzione për të, kurse ne këtu 4 orë kur u ballafaquam, s’arritëm ta kuptojmë?”- tha Shullazi.

I pandehuri tjetër, Indrit Rusi pyeti njërën prej mjekeve: “A keni punuar në vitin 2016 në paraburgimin e Durrësit?”

Mjekia iu përgjigj po.

Rusi i tha: “Më mbani mend, se unë kisha një infeksion në dhëmballë, ti më thoje ke keq bajamet.”- tha Indrit Rusi.

Avokatët po ashtu pretenduan se ekspertiza për Luftar Reçin nga IML, është kryer nën presionin e SPAK dhe se mjekët kanë qenë në dijeni që ai ishte bashkëpunëtor i drejtësisë.

Në seancë ka dëshmuar edhe ish-truproja e Sali Berishës, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Agron Kuliçaj  ka folur në lidhje me një letër që ka marrë nga Luftar Reçi në 2008 për disa ngjarje kriminale, në Dibër, si dhe për trafik armësh dhe vrasje në Tiranë dhe në Durrës.

‘Pas letrës kam marrë kontakt me të në burg bashkë me dy drejtorët Tonin Vocaj dhe Arjan Kurti. Nuk e kam intervistuar unë, sepse se kisha detyre funksionale. Për rastin u informuar prokuroja e Përgjithshme Ina Rama. Dhe çështja u kalua në Prokurorinë për Krime të Rënda.'- tha ka thënë Kuliçaj.

I pyetur nga Shullazi nëse e përmendte emrin e tij në letër në lidhje me vrasjen e Vajdin Lamaj, Kulicaj u përgjigj; Po e përmendte!

Luftar Reçi, njeriu që me dëshminë e tij i ka dhënë në prokurorinë e posaçme SPAK, i hapi probleme emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, që vepronin në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Reçi, një i dënuar me 25 vite burgim nga gjykata e Burrelit, për vrasjen e Maksim alias Aleks Lalës, ka treguar në tre rrëfime atë të datës 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020, të gjithë veprimtarinë kriminale që ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij si dhe të vrasjes së biznesmenit Vajdin Lamaj.

Si u vra Vajdin Lame?
Presidenti i Federatës së Boksit Vajdin Lame dhe truproja e tij, Artan Arsi, u vranë më 27.02.2005, rreth orës 24.00 në njërën nga kullat mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”.  Dy viktimat janë përballur me një sasi të konsiderueshme eksplozivi posa kanë vënë këmbë në ashensor. Tritoli ishte i pajisur me telekomandë dhe qe vendosur në një nga anët e ashensorit, duke realizuar shpërthimin në katin e pestë të kullës, ku dhe banonte Lame. Presidenti i Federatës së Boksit ka vdekur në vend, ndërsa Arsi gjatë rrugës për në spital.

Si u vra Klodian Saliu?
Klodian Saliu, anëtar i bandës famëkeqe të Durrësit, u vra me 26 shkurt të vitit 2005. Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata u nda në dy të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata u kthyen në rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre. Për këtë SPAK akuzon Lul Berishën dhe bandën e Durrësit se ka vrarë Klodian Saliun më datë 26.02.2005 rreth orës 22:00, në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj, Saliu u qëllua me armë zjarri, teksa ishte duke udhëtuar me makinën tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:35
Vrasja e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames në 2005, ish-drejtuesi i policisë Agron Kuliçaj përballet në gjyq me Shullazin

1705321832_agronkulicaj.jpg

Po zhvillohet sot gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishajt, Indrit Taullaut e Indrit Rusit për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames. Në seancë dëshmuar edhe ish-drejtori i policisë Agron Kuliçaj.

‘Në 2008 Luftar Reçi më është drejtuar me një letër ku fliste për disa ngjarje të rënda në Dibër si trafik armësh dhe vrasje në Tiranë dhe në Durrës.

Pas letrës kam marrë kontakt me të në burg bashkë me dy drejtorët Tonin Vocaj dhe Arjan Kurti. Nuk e kam intervistuar unë, sepse se kisha detyre funksionale. Për rastin u informuar prokuroja e Përgjithshme Ina Rama. Dhe çështja u kalua në Prokurorinë për Krime të Rënda.'- tha ka thënë Kuliçaj.

I pyetur nga Shullazi nëse e përmendte emrin e tij në letër në lidhje me vrasjen e Vajdin Lamaj, Kulicaj u përgjigj; Po e përmendte!