Vrasja e Konomit,Haluci: Shpresojmë
të zbardhet nga Reforma në Drejtësi

Vrasja e Konomit,Haluci: Shpresojmë<br />të zbardhet nga Reforma në Drejtësi
Pesë vite më parë në qendër të qytetit të Vlorës u ekzekutua me lëndë shpërthyese në automjetin e tij gjyqtari i Vlorës Skerdilajd Konomi dhe ndonëse kanë kaluar 5 vite vrasja nuk është zbardhur, por sipas kreut aktual të gjykatës së Vlorës shpresohet në zbardhjen e saj me ndryshimin e gjyqësorit, falë Reformës në Drejtësi.

Me ndryshimin e sistemit shpresojmë të zbardhet dhe të bëhet një hetim i mirëfilltë për vrasjen e Konomit.Ne si gjykatë e rrethit gjyqësor Vlorë organizuam këtë momorie për të kujtuar kolegun tonë, një nga magjistratët më të talentuar. Ishte kjo memorie për t’iu kujtuar institucioneve që të shkunden dhe të lëvizin për të zbardhur këtë vrasje mizore. Sipas informacioneve, çështja nuk është hetuar e gjurmuar ashtu siç duket”-tha ai.

Për të përkujtuar vrasjen e gjyqtarit, kolegët e tij, të afërm dhe qytetarë kanë shkuar tek vendi ku 5 vite më parë Skerdilajd Konomi u ekzekutua ku kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes. Ata u nisën në këmbë nga godina e gjykatës deri tek rruga ku u ekzekutua Konomi dhe kanë ndezur qirinj në kujtim të tij.

Akuzat e Sinanajt
Julian Sinanaj i hetuar dhe nën akuzë si vrasësi me pagesë i “bandës së tritolit” në Vlorë ka “shpërthyer” ndaj prokurorisë duke kërkuar llogari se përse nuk arrestohen personat e përfshirë në krime të ndryshme dhe të denoncuar prej tij.Në një nga seancat gjyqësore të shtatorit 2015 ai ka deklaruar para prokurorëve se “Nëse ju nuk arrestoni ata që kam denoncuar, kjo tregon që ju nuk doni të zbardhni vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi”, - mësohet t’i jetë drejtuar Sinanaj prokurorëve Behar Dibra e Besnik Muçi. Sinanaj nuk është ndalur këtu, por ka ngritur tensionet në sallë teksa ka akuzuar prokurorët se kanë kaluar pushime luksoze në bregdetin e jugut të Shqipërisë me paratë e kriminelëve që nuk arrestohen.

Unioni, reforma të sjellë sigurinë
Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomit vijon të hetohet për motivin e detyrës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në përvjetorin e vrasjes së tij,Unioni i Gjyqtarëve në vend u lëshoi thirrje autoriteteve që të zbardhin sa më shpejt këtë krim të rëndë, që sipas komunitetit të gjyqtarëve dëmtoi rëndë sistemin e drejtësisë. "Kanë kaluar pesë vjet dhe fakti që kjo ngjarje nuk është zbardhur ende, e bën më të dhimbshme për familjarët dhe ne humbjen e Skerdilajd Konomit. Derisa kjo ngjarje të mos jetë e zbardhur, siguria e çdo gjyqtari, prokurori, familjarëve të tyre, oficerëve të policisë dhe policëve të thjeshtë vazhdon të mbetet e cënuar”, thuhet në qëndrimin e Unionit. Gjyqtarët theksojnë se nëse reforma nuk merr parasysh edhe këtë element të rëndësishëm, siç është siguria e jetës , atëherë ajo do të jetë gjysmake dhe nuk do të arrijë efektet e duhura.
 
Julian Sinanaj
Në një nga seancat gjyqësore të shtatorit 2015 ai ka deklaruar para prokurorëve se “Nëse ju nuk arrestoni ata që kam denoncuar, kjo tregon që ju nuk doni të zbardhni vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi”.

Përkujtimi
Për të përkujtuar vrasjen e gjyqtarit, kolegët e tij, të afërm dhe qytetarë kanë shkuar tek vendi ku 5 vite më parë Skerdilajd Konomi u ekzekutua ku kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes.

5 vjetori i Skerdilajd Konomi
5 vjetori i Skerdilajd Konomi

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?