Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur të pafajshëm, Arben Frrokun, të akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.
Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, trupi gjykues, i kryesuar nga Dritan Halluni lexoi përfundimet e saj, duke liruar nga akuzat Arben Frrokun, vëllain e deputetit Kristian Demokrat, Mark Frroku, i cili edhe ai vetë po ballafaqohet në Gjykatën e Lartë me disa akuza.
Sipas Gjykatës, provat e paraqitura nga prokuroria nuk janë të mjaftueshme për të shpallur fajtor Arben Frrokun dhe kësisoj ai u lirua nga akuzat.
Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm ndaj Frrokut, pasi sipas hetuesisë, ai shte autori i vrasjes së kryekomisar Dritan Lamaj.
Arben Frroku u arrestuar 24-orë pas vrasjes, më datë 25 Shkurt 2013, ndërsa Komisar Lamaj u ekzekutua më datë 24 Shkurt 2019 rreth orës 19:30 të mbrëmjes. Pra pas 26 muajsh (2 vite e 2 muaj), Arben Frroku do të lërë qelitë e paraburgimit.
Prokuroria nga krahu tjetër ka deklaruar se do të apelojë këtë vendim të Krimeve të Rënda./atsh/
/Shqiptarja.com