Vrasja e Kudret Saliajt, fëmijët akuzojnë nënën e tyre Dhuratën për dhunë, vajza: Na kërcënonte se do na hidhte nga ballkoni! Djali: I thoshte dikujt 'të dua kur do takohemi'

TIRANË- Dhurata Saliaj 33-vjeç, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e burrit të saj, Kudrejt Saliaj, ka mohuar që të ketë ushtruar dhunë ndaj 3 fëmijëve të saj,  por dëshmitë e të miturve tregojnë të kundërtën. Në dosjen e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta në maj të 2020, kur dhe Dhurata u dënua me 1 vit e 4 muaj burg  për akuzën e dhunës ndaj fëmijëve, vajza e saj e ka akuzuar se i rrihte dhe i kërcënonte nëse do i tregonin babait të tyre.

Në dëshmi, vajza thotë se Dhurata sillej keq më së shumti me vëllanë e vogël që “e ka goditur mes të tjerave me bërryl në pjesën e vetullës dhe i ka thënë se nuk duhet që t’i tregonte babait se do e hidhte nga ballkoni”. Nga ana tjetër, çifti, Dhurata dhe Kudreti kanë akuzuar njëri-tjetrin për tradhti bashkëshortore dhe për një detaj të tillë flet dhe djali i vogël. Ai thotë se ka lexuar mesazhe në celularin e nënës së tij që i thoshte të dua dikujt dhe i kërkonte që të takoheshin, dhe prandaj e rrihte pasi i kishte zbuluar këto biseda. Ndërkohë, mes të tjerave edhe mbesa e burrit e ka akuzuar se ka tentuar që t’i shesë virgjërinë në Instagram.  

Nga ana tjetër, detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen. Nga sa mësohet, 2 ditë para vrasjes së ish-dhëndrit, Mexhit Picari është konfliktuar me viktimën e tij pasi Kudret Saliaj ka nxjerrë nga shtëpia rrobat e ish-gruas së tij. Ndërsa vrasësi ka pretenduar se rrobat s'kanë qenë të gjitha dhe mungonin edhe disa florinj.

Picari gjithashtu ka thënë se ka qenë vetëm në lokal, por nga pamjet filmike rezulton se ka qenë me të bijën, Dhurata Saliaj. Mexhiti deklaron se ka hyrë Kudret Saliaj dhe e ka ofenduar bashkë e për pasojë ka nxjerrë pistoletën, e ka vrarë dhe ka ikur me taksi nga vendi ngjarjes. Mirëpo, ashtu si kurse është deklaruar më herët, dëshmitë e autorit dhe vajzës së tij, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasje, janë kontradiktore. Dhurata Saliaj ka deklaruar para hetuesve se ditën e vrasjes babai e ka këshilluar të ruajë qetësinë. Ajo thotë se në një moment babi u çua nga tavolina dhe ka menduar se po shkonte në tualet ka dëgjuar krismat dhe pastaj s'ka kuptuar asgjë. Ka ikur në shtëpi me taksi dhe atje e ka arrestuar policia.

Ditën e nesërme Dhurata Saliaj dhe Mexhit Picari do të dalin ditën e nesërme në orën 09:15 para Gjykatës, ku Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Tashmë fëmijët nuk e kanë më babanë, dhe me nënën dhe gjyshin në burg për vrasje, do të jenë nën kujdesin e shërbimit social, derisa gjykata të vendosë se kush do të kujdeset për ta. 

Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53 vjeç vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba. Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Cama i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.  Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t'i takonte në prani të psikologes! E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:18
'Mungon floriri...”, përplasja e Kudret Saliajt me vrasësin e tij 2 ditë para se të ekzekutohej

1622970368_1622805202kudretsaliaj.jpg

2 ditë para vrasjes se ish dhëndrit Mexhit Picari është konfliktuar me viktimën e tij pasi Kudret Saliaj ka nxjerrë nga shtëpia rrobat e ish gruas së tij. Ndërsa vrasësi ka pretenduar se rrobat s'kanë qenë të gjitha dhe mungonin edhe disa florinj.

Picari gjithashtu ka thënë se ka qenë vetëm në lokal por nga pamjet filmike rezulton se ka qenë me të bijën, Dhurata Saliaj. Mexhiti deklaron se ka hyrë Kudret Saliaj dhe e ka ofenduar bashkë me të bijën dhe ai ka nxjerrë pistoletën dhe ka vrarë dhe ka ikur me taksi nga vendi ngjarjes.

Ora 12:00
Dhurata Saliaj e mohon/ Dëshmia e vajzës së saj: Mami ka rrahur vëllanë, na kërcënonte se nëse do i thonim babit do na hidhte nga ballkoni

1622805579_saliaj.jpg

Ndonëse Dhurata Saliaj ka mohuar se ka dhunuar fëmijët, dëshmia e vajzës së saj thotë të kundërtën. Ajo flet se jo vetëm ka i ka dhunuar, por edhe i ka kërcënuar se nëse do i tregonin babait do i hidhte nga ballkoni.

“Vajza e mitur e të kallëzuarës ka deklaruar se në datën 02.10.2020 rreth orës 12:00 ka qenë duke luajtur me vëllanë e vogël në lagje. Ka ardhur babai i saj dhe pasi kanë hyrë në shtëpi ka dëgjuar se ai, babai po i tregonte gjyshes se mamaja e saj ksihte folur me persona të ndryshëm. Ajo është shqetësuat dhe ka humbur ndjenjat. Në darkë kur po qëndronte në shtëpi ka dëgjuat se mamaja e sa ka telefonuar gjyshen dhe ka kanosur me fjalë se po ju vendos njerëz nga prapa për t’ju vrarë. Gjithashtu, kjo shtetase deklaron se mamaja e saj ka rreth 3 muaj që nuk sillet mirë me të vëllanë e vogël, i kanos me fjalë, e ka qëlluar në fytyrë, e ka pickuar ndërsa vëllanë e ka goditur me brryl në pjesën e sipërme të vetullës dhe më pas i ka thënë nëse i tregon babait do të hedh nga ballkoni”, thuhet në dëshminë e vajzës.

Ora 11:56
Tjetër dëshmi tronditëse, djali i Dhurata Saliajt: Mami me thoshte 'do të mbys me litar'! E pashë që i shkruante dikujt 'zemër të dua, kur do takohemi', ndaj më rrihte

1623059883_dhuratasaliajmefemijett.jpg

Djali i mitur i Dhurata Saliajt dhe Kudrejt Saliajt, i cili u vra nga vjehrri i tij, në dosjen e siguruar nga gazetari Arsen Rusta akuzon nënë e tij se e dhunonte për arsye se ai ka zbuluar se ajo i shkruante dikujt mesazhe dashurie.

"Mamaja nuk sillet mirë me mua, më godet dhe më ka thënë do të vras do të mbys me litar. kam parë disa mesazhe që ajo i dërgon personave të ndryshëm ku i shkruante 'o zemra ime, te dua shumë, kur do të takohemi' dhe për këtë ajo sillet ashpër me mua", ka deklaruar para gjykatës djali i mitur.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën