"Vrasja e Maratit", shfaqja e vënë në skenën e Teatrit Kombëtar nga regjisorit Arben Kumbaro, i cili prej kohësh e ka bërë projekt dhe cilësuar këtë dramë si  "projektin  më të madh të karrierës së tij", ka rezultuar vërtet një shfaqje e suksesshme.
Gjate gjithë muajit mars, salla e shfaqes së regjisorit Kumbaro ishte e  tejmbushur me miq të teatrit, aktorë, këngëtarë, studente të Universitetit të Arteve, por edhe  një publik artedashës, i cili nuk ka ngurruar të telefonojë e të prese me dashamirësi konfimimin e biletës për të ndjekur shfaqjen,
Drama që shënoi një etapë të re si në dramaturgjinë gjermane, ashtu dhe në atë botërore, rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar edhe gjatë muajit prill pikërisht nga kërkesat e mëdha që publiku kryeqytetas ka shfaqur për ta parë e riparë përsëri pjesën e shkruar nga shkrimtari gjerman Peter Weiss, e cila ka hyrë në historinë më të re të teatrit si "Marat/Sad"(me emrat e dy protagonistëve të saj).
Foto gjatë shfaqes "Vrasja e Maratit"
Në datat 2, 3, 4 dhe 5 prill 2015 ora 19:00, kolonia e 26 aktorëve, me emra si, Viktor Zhusti, Hervin Çuli, Helidon Fino, Gladiola Harizaj, Mehdi Malkaj etj,  do të ngjitet sërish për herë të fundit në skenën e drejtuar nga regjisori i suksesit Arben  Kumbro, i cili ka goditur në shenjë me anën e kësaj pjesë brilante, e cila në intepretimin emocionues të artistëve risjell  një analizë të hollë filozofike të Revolucionit Francez nëpërmjet  diskutimeve  që vijnë aktuale edhe në ditët tona.
"Vrasja e Maratit" merr shkak nga një ngjarje historike, një moment i rëndësishëm në historinë e Revolucionit Francez që është vetë vrasja e Maratit. Autori Peter Weiss është ngacmuar prej kësaj ngjarjeje pikërisht për të na shqetësuar me një pyetje madhore: "A është radikalizmi ekstrem ose fondamentalizmi sot zgjidhja për të ndryshuar botën"? /atsh/