Gjykata e Tiranës pritet të shpallë në datë 9 dhjetor vendimin përfundimtar për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e bashkëmoshatarit të tij, nëntorin e vitit të kaluar.
Gjatë seancës këtë të enjte, mbrojta ligjore e 15 vjeçarit kërkoi rikualifikim të veprës penale për të miturin nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psiqike”.
Organi akuzës më herët kërkoi dënimin me 25 vite burg për autorin, por duke mbajtur parasysh nenit 97 të kodit penal për të miturit, që parashikon se nuk mund të jepet me shumë se gjysma e dënimit që parashikuar për këtë vepër në kodin penal. Kjo do të thotë që në rast se pranohet kërkesa e Prokurorisë, autori nuk mund të dënohet më shumë se 12 vite burg.
Tre ditë para se të vritej gjatë një sherri pas përfundimit të mësimit, Martin Cani dhe i dyshuari, kishin pasur një konflikt brenda shkollës, i cili në dukje u mbyll, por u ngelizhua edhe nga vetë oficerja e sigurisë së “Fan Nolit” duke mos u raportuar në drejtori apo tek prindërit e fëmijëve.
Skena tragjike e 18 nëntorit ndodhi pas mësimit. Ata u takuan jo shumë larg shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij.
Komente











