Vrasja e Martinit/ Drejtoria e Burgjeve thotë se kërkoi epikrizën të shtunën, pretendimi i mjekut: Mbrëmë erdhi kërkesa, sot ia dorëzuam

Vrasja e Martinit/ Drejtoria e Burgjeve thotë se kërkoi epikrizën të shtunën, pretendimi i mjekut: Mbrëmë erdhi kërkesa, sot ia dorëzuam

1732633862_dritantodhe.jpg

Foto: Dritan Todhe

Kirurgu ortoped Dritan Todhe me anë të një video të postuar në rrjetet sociale thotë se ata janë informuar mbrëmjen e djeshme se Drejtoria e Burgjeve kërkon një epikrizë, duke hedhur poshtë pretendimet se ai nuk ka dorëzuar epikrizën për gjendjen shëndetësore të të miturit me iniciale M.P.

“Drejtoria e Burgjeve ka përhapur lajm të rreme edhe pse kemi pasur bashkëpunim korekt deri më sot. Ne kemi dhënë çdo informacion që është kërkuar për pacientin në Policinë e Tiranës, që ditën e premte, datë 22. Ndërsa mbrëmë në darkë kemi marrë informacion se Drejtoria e Burgjeve kërkon një epikrizë”, shprehet Kirurgu ortoped Dritan Todhe.

Më tej ai nënvizon se sot ia kanë dhënë për gjysmë ore.

“Sot në mëngjes në mbledhjen e orës 9.30 kemi vendosur për epikrizën dhe ua kemi vendosur në dispozicion brenda 30 minutash. Në 10 të mëngjesit kanë pasur të gjithë informacionin që kanë dashur.

Është non sens që ne të bëjmë rezistencë apo të mos bashkëpunojmë për një vendim (mase sigurie) që ka dhënë gjykata”, përfundon kirurgu.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Martin Canit, 14 vjeçari i arrestuar si autor transferohet në burgun e të miturve Kavajë! Mjeku i spitalit privat vonoi 2 ditë epikrizën e tij (EMRI)


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së/ Lirohet qarkullimi i automjeteve tek sheshi Uilson

Protesta e PD-së/ Lirohet qarkullimi i automjeteve tek sheshi Uilson