Tirane- I mituri i dyshuar si autor i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani është transferuar nga spitali privat ku po kurohej që prej 18 nëntorit, në institucionin e të miturve në Kavajë.
Për herë të dytë një komision i ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve dhe i përbërë nga 5 anëtarë shkuan sot në spitalin privat por mjeku Dritan Todhe nuk përcaktonte gjendjen shëndetësore të 14-vjeçarit.
Situata u zgjidh në mesditë, pasi ngritjes së këtij shqetësimi edhe nga mediat. Todhe dyshohet se refuzonte të bënte epikrizën, në bazë të së cilës do të merrej më pas vendimi për ta transferuar të miturin në qeli apo jo.
Ndërkohë po këtë të martë është dorëzuar në polici i mituri i cili u akuzua nga babai i shokut të Martinit, që ndodhet i plagosur në spital, si autori i dytë i ngjarjes. I mituri që u dorëzua në polici nga babai i tij ka treguar dhe dinamikën. Burimet bëjnë me dije se shoku i autorit të dyshuar ka treguar se po përpiqej të ndante palët gjatë sherrit.
Sipas hetuesve pamjet tregojnë se ai nuk ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin e vrasjes, por pasi u godit me grusht u largua nga atje.
14 vjeçari M.P akuzohet se vrau Martin Canin, 14 vjeç, shok në klasën paralele të shkollës “Fan Noli” në Tiranë më 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës.
Ende nuk dihet ekspertiza e vdekjes së Martinit, i cili mori një goditje me thikë në zemër, dhe ende nuk dihet ekspertiza e të plagosurit, që fakton nëse është goditur me një thikë apo me 2 thika të ndryshme.
Foto: Dritan Todhe
Kirurgu ortoped Dritan Todhe me anë të një video të postuar në rrjetet sociale thotë se ata janë informuar mbrëmjen e djeshme se Drejtoria e Burgjeve kërkon një epikrizë, duke hedhur poshtë pretendimet se ai nuk ka dorëzuar epikrizën për gjendjen shëndetësore të të miturit me iniciale M.P.
“Drejtoria e Burgjeve ka përhapur lajm të rreme edhe pse kemi pasur bashkëpunim korekt deri më sot. Ne kemi dhënë çdo informacion që është kërkuar për pacientin në Policinë e Tiranës, që ditën e premte, datë 22. Ndërsa mbrëmë në darkë kemi marrë informacion se Drejtoria e Burgjeve kërkon një epikrizë”, shprehet Kirurgu ortoped Dritan Todhe.
Më tej ai nënvizon se sot ia kanë dhënë për gjysmë ore.
“Sot në mëngjes në mbledhjen e orës 9.30 kemi vendosur për epikrizën dhe ua kemi vendosur në dispozicion brenda 30 minutash. Në 10 të mëngjesit kanë pasur të gjithë informacionin që kanë dashur.
Është non sens që ne të bëjmë rezistencë apo të mos bashkëpunojmë për një vendim (mase sigurie) që ka dhënë gjykata”, përfundon kirurgu.
Sa leke paske marre o Dritan Todhe? Uroj te kesh femije e ta provosh ne kurriz
Përgjigjushume perkedhelje per nje vrases. cfare familje jane qe babai nuk kerkon akoma falje? cojeni te spitali i burgut pse duhet te rri ne spital privat?
PërgjigjuMartin zemer e vogel, te kane vrare te gjithe nga pak keta pisa. Vazhdojne akoma te te vrasin, heshtin, fshehin e manipulojne se vetem kaq dine te bejne. Jane hiena e nuk kane meshire, jane te babezitur e kriminela deri ne palce ky milet i felliqur. Une ndjej kaq shume trishtim cdo dite per ty…
PërgjigjuMjeku thote nuk jam pjese e komisionit. Tani llafe ju, llafe mjeku. Po pse duhet ta mbaje ai pergjegjesine perderisa nuk ka nje urdher te sakte se kush duhet te beje epikrizen.
:(
Sa te verteta thua Vlora. Pisa, kriminela ekspert manipulimesh e zhdukje provash. Trishtim per Martinin e per femijet e tjer qe keta hiena vrasin perdite duke I vjedhur te tashmen te ardhmen dhe jeten me babëzinë, krimin dhe manipulimin. Zoti do mari hak per femijet tani!