Vrasja e Martin Canit, 14 vjeçari i arrestuar si autor transferohet në burgun e të miturve Kavajë! Mjeku i spitalit privat vonoi 2 ditë epikrizën e tij (EMRI)

TiraneËshtë transferuar në institucionin e të miturve në Kavajë 14 vjeçari i arrestuar si autor i vrasjes së Martin Canit.  Për herë të dytë një grup i përbërë nga pesë persona dhe që janë komision i ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, shkuan sot në spitalin privat ku mbahet i mituri por mjeku Dritan Todhe nuk përcaktonte gjendjen shëndetësore të 14-vjeçarit. Situata u zgjidh në orën 12:00

Cfarë ndodhi më parë. Mjeku refuzonte të bënte epikrizën

Komisioni i ngritur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po has pengesa në transferimin e 14 vjeçarit në paraburgim. Shkak është doktori i spitalit privat që nuk dorëzon epikrizën për gjëndjen shëndetësore të  të miturit me iniciale M.P., i akuzuar për vrasjen me thikë të Martin Canit. 

Për herë të dytë një grup i përbërë nga pesë persona dhe që janë komision i ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, kanë shkuar në spitalin privat ku mbahet i mituri por mjeku Dritan Todhe nuk përcakton gjendjen shëndetësore të 14-vjeçarit. Mjeku ka pretenduar se nuk është anëtar i Komisionit e nuk mund të bëj epikrizën.

Grupi i përfaqësuesve nga burgjet ka qenë dhe dje (25 nentor) edhe sot në mëngjes por ende nuk kanë tërhequr epikrizën që përcakton gjëndjen shëndetësore të të miturit për të vendosur më pas se ku do të vendoset i mituri, në spitalin e burgut apo në institucionin e të miturve në Kavajë.

14 vjeçari M.P akuzohet se vrau Martin Canin, 14 vjeç, shok në klasën paralele të shkollës “Fan Noli” në Tiranë më 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës.

I mituri pritet të merret në pyetje sërish ndërsa thika është dërguar në laborator për tiu nënshtruar ekspertizë. 

Ende nuk dihet ekspertiza e vdekjes së Martinit, i cili mori një goditje me thikë në zemër, dhe ende nuk dihet ekspertiza e të plagosurit, që fakton nëse është goditur me një thikë apo me 2 thika të ndryshme.

Ndërkohë në polici ka shkuar edhe i mituri, i cili sipas dëshmisë së babait të shokut të Martinit ka qenë autori i dytë. Ky i fundit ka dhënë dëshmi në prani të psikologes. Ai ka thënë që ka qenë në sherr por është larguar se ishte goditur me grusht, para se të ndodhte goditja me thikë.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilir: 26/11/2024 12:26

    shume perkedhelje per nje vrases. cfare familje jane qe babai nuk kerkon akoma falje? cojeni te spitali i burgut pse duhet te rri ne spital privat?

    Përgjigju
  • Vlora: 26/11/2024 11:58

    Martin zemer e vogel, te kane vrare te gjithe nga pak keta pisa. Vazhdojne akoma te te vrasin, heshtin, fshehin e manipulojne se vetem kaq dine te bejne. Jane hiena e nuk kane meshire, jane te babezitur e kriminela deri ne palce ky milet i felliqur. Une ndjej kaq shume trishtim cdo dite per ty…

    Përgjigju
    • qwert: 26/11/2024 12:46

      :(

    • Iliri: 26/11/2024 12:41

      Sa te verteta thua Vlora. Pisa, kriminela ekspert manipulimesh e zhdukje provash. Trishtim per Martinin e per femijet e tjer qe keta hiena vrasin perdite duke I vjedhur te tashmen te ardhmen dhe jeten me babëzinë, krimin dhe manipulimin. Zoti do mari hak per femijet tani!

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit

“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit