Vrasja e ndodhur në 2010 në Gjermani! Shqiptari arrestohet pas 14 vitesh në aeroportin e Roterdamit

Vrasja e ndodhur në 2010 në Gjermani! Shqiptari arrestohet pas 14 vitesh në aeroportin e Roterdamit

Foto ilustruese

Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia holandeze pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një vrasje që ka ndodhur 14 vjet më parë në Gjermani. Sipas raportimeve të aussiedlerbote.de, shqiptari u kap në aeroportin e Roterdamit.

Ngjarja për të cilën akuzohet shqiptari ka ndodhur në 2010, kohë kur anash një autostrade në Leverkusen, u gjet trupi i pajetë i një italiani, në atë kohë 43 vjeç.

Shqiptari mësohet se është përfshirë në vdekjen e dhunshme të viktimës, ndërsa ka bashkëpunuar me një tjetër person, 54-vjeçar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, por tashmë kishte vdekur.

Fillimisht krimi nuk mund të zbardhej, por në vitin 2022, hetuesit e policisë së Këlnit për “rastet e ftohta” rihapën çështjen. “Rastet e ftohta” janë krime që mbeten të pazgjidhura për një kohë të gjatë.

Gjurmët janë riekzaminuar duke përdorur teknologjinë e re të mjekësisë ligjore. Gjurmët gjenetike të zbuluara në trup kanë çuar drejt shqiptarit dhe burrit që ka ndërruar jetë, tha policia. I vdekuri me tatuazh të dukshëm u zbulua në janar 2010 dhe u identifikua shpejt.

43-vjeçari italian jetonte vetëm në një apartament në Këln që nga nëntori i vitit 2009. Sipas informacioneve të asaj kohe, ai ishte rrahur për vdekje.

Policia dhe prokuroria publike thanë në atë kohë se trupi ishte në një qese plehrash blu, nga këmbët deri në bel. Sipas policisë, vijojnë hetimet për persona të tjerë të mundshëm të përfshirë dhe sfondin e vrasjes.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Moska na solli luftën, tani duhet ta ndjejë atë

Zelensky: Moska na solli luftën, tani duhet ta ndjejë atë