Një prej dy të dyshuarve për vrasjen e politikanit opozitar Boris Nemtsov, Zaur Dadayev është detyruar të pranojë krimin nën presion deklaron një anëtar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

Sipas Andrei Babushkin, i cili e vizitoi Dadayev të martën, tha se ai kishte shumë shenja dhune në trup, çka nënkupton se ai është dhunuar. Vetë i dyshuari tha se ishte lidhur për dy ditë me një thes në kokë dhe se kish pranuar krimin në mënyrë që shoku i tij, gjithashtu i arrestuar, të lirohej.

I dyshuari për vrasjen e Nemstov, Dadayev deklaroi për delegacionin që e vizitoi se ishte keqtrajtuar për dy ditë radhazi që kur ishte arrestuar të shtunën në Çeçeni. Ai do të tregonte të vërtetën në gjykatë por mundësia për të folur nuk ju dha kurrë.

Edhe i arrestuari i dytë, gjithashtu i dyshuar, Shagid Gubashev, rrëfen se ai është keqtrajtuar nga autoritetet hetuese dhe mbron pafajësinë e tij. Opozitari Nemtsov, ish zëvendës kryeministër dhe politikan veteran i lirisë, u vra pas shpinë ndërsa ecte me të dashurën e tij pranë Kremlinit mbrëmjen e 27 shkurtit.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)