Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Berisha: Është frymëzuar nga Balla e Rama! Bardhi: Nuk pres të kërkosh ndjesë, por të paktën hesht! E vërteta do dalë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Berisha: Është frymëzuar nga Balla e Rama! Bardhi: Nuk pres të kërkosh ndjesë, por të paktën hesht! E vërteta do dalë

Sali Berisha dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ka pasur si ‘frymëzues politik’ Taulant Ballën dhe Edi Ramën.

“Problemi është që nuk është thirrur Taulanti në Gjykatë. Gjithçka është bërë për votat e Taulant Ballës. Gjithçka është drejtuar nga shtabi i tij politik. Gjaku i derdhur dhe 4 të plagosur kanë frymëzues politik Taulant Ballën dhe bashkëpunëtorin në krim, Edi Ramën. Gazment Bardhi, ka pjesën e vet për të cilën duhet ta sqarojë gjykata. Njëri është në varr, tjetri në burg", tha Berisha në ‘Opinion’.

E menjëhershme nga qenë përgjigja e Gazment Bardhit, ish-Sekretari i Përgjithshëm dhe drejtues i Strukturës së Armatosur për Mbrojtjen e votës. Një deklaratë e tillë për Bardhin është e turpshme dhe se Berisha duhet të heshttë.

“Pasi prokuroria po zbardhë të vërtetën për ngjarjen e Elbasanit, Sali Berisha që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasanit, duhet të ulë kokën dhe të heshtë. Sali Berisha për interesa politike të ditës foli me të njëjtën gjuhë si Taulant Balla për atë ngjarje. Pasi doli zbuluar në gënjeshtër, nuk pres të kërkojë ndjesë, por të paktën të heshtë. E vërteta do dal, dhe ajo do turpërojë Sali Berishën njëlloj si Edi Ramën e Taulant Ballën”, shkruan Bardhi.

Berisha nuk ka lënë pa sulmuar as Enkelejd Alibeajn, kreun e grupit parlamentar të PD-së. Ai thotë se nuk janë të ftuar në protestën e thirrur prej tij, teksa nuk i ka kursyer as etiketimet si ‘zjarrfikës’.

“Ai bashkë me Bashën nuk janë të këshilluar të vijnë. Kjo për shkak se janë si zjarrfikës dhe demokratët nuk i duan. Kjo është këshillë, jo përjashtim. Dhashë një këshillë, nuk kam thënë ndalim”, tha Berisha.

As në këtë rast nuk i ka munguar edhe përgjigja e Alibeajt, i cili tha PD-ja nuk do të rresht së luftuari kundër anti-vlerave që sjellin njerëzit ‘Non Grata’, si ai.

“Në këto 30 vjet dy gjëra nuk kanë ndryshuar në Shqipëri: nostalgjikët e komunizmit dhe gjuha denigruese e Sali Berishës për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai. E sigurt është që të gjithë sa më sipër janë non grata të vlerave të qytetarisë, për të cilat PD do vazhdojë të luftojë cdo ditë”, përfundoi Alibeaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sandri: 01/07/2022 10:41

    Urdhri për vrasje në 21 Janar 2011; Sali Berisha ka bërë deklarata kontradiktore sa i takon urdhrit për të hapur zjarr mbi protestuesit në 21 Janar 2011. Nga njëra anë, Berisha ka deklaruar se nuk ka dhënë asnjë urdhër se garda vepron me ligj, por nga ana tjetër ka deklaruar publikisht se urdhri ishte për të vrarë ata që hynin brenda gardhit. “Në mënyrë kategorike dhe absolute as edhe një urdhër. Urdhri ishte ky, që ta dish ti, ai që do të hynte brenda ai nuk do të mund të dilte më, i vetmi urdhër”. Organi i akuzës nuk ka thirrur për të pyetur se kush e kishe dhënë këtë urdhër dhe mbi ç’bazë ligjore.

    Përgjigju
  • Sokol: 01/07/2022 10:40

    KRIMET E SALI VORRIT / Vrasje e mbetur në tentativë e kryetarit të opozitës; Sali Berisha ka përsëritur ditët e fundit një plan të pretenduar të tij, për të vrarë kryetarin e Partisë Socialiste, pas protestës së 21 Janarit 2011, duke pohua se kishte në dispozicion një skuadër varësish. “Nëse Edi Rama do të afrohej të nesërmen e 21 janarit pranë kryeministrisë dhe nëse vetëm një gjethe do të prekej, 5 snajperë do ta qëllonin. Ishte Thomas Countryman me të cilin i përcolla mesazhin Ramës. A e keni dëgjuar bashkëshorten e tij të thotë poshtë e lart se shërbimet sekrete i kishin thënë se Rama do të vritej, unë isha. I thashë diplomatit të huaj se po të lëvizte edhe një gjethe në territorin e kryeministrisë ai (Rama) do ta kishte në lule të ballit nga 5 snajperë", ka pohuar Berisha. Rrëfimi është flagrant dhe më pasoja penale. Organi i akuzës nuk e ka thirrur Sali Berishën për të qartësuar se në ç’rrethana kishe planifikuar të kryente krimin. Cila ishte kjo skuadër me 5 snajperë? Ishte shtetërore apo private? Në ç’rrethana e kishte lëshuar urdhrin për vrasjen e kryetarit të opozitës, nëse një protestues prekte gardhin e Kryeministrisë?!

    Përgjigju
  • Enea: 01/07/2022 10:40

    Nese duhet akuzuar njeri per vrases ktu je vetem ti vrasesi i shqiptarise

    Përgjigju
  • Eni: 01/07/2022 10:39

    Nuk ke hoje te flasesh sali se ti je ai person qe e ke mbajtur pushtein me dhun e gjak qe ne 97 e po mundohesh perseri ta besh

    Përgjigju
  • Serxho: 01/07/2022 10:39

    Ja 38 krimet më të rënda të Sali Berishës në 28 vite postkomunizëm: Ai është njeriu që urdhëroi ngjarjet tragjike të 2 Prillit 1991 në Shkodër ku u vranë Arben Broci dhe tre dëshmorët e tjerë të demokracisë, që në fillim të pluralizmit. Ai është përgjegjësi kryesor për urdhërimin e vrasjeve në Shkollën e Bashkuar në Tiranë. Ai ngriti dhe bekoi firmat mashtruese Piramidale e përvetësimin e 1.2 miliardë dollarëve kursime të shqiptarëve nëpërmjet përdorimit të pushtetit politik dhe SHIK-ut të Gazidese. Ai është autori që urdhëroi arrestimin dhe dënimin e liderit të PS Fatos Nano. Ai është autori i manipulimit dhe vjedhjes së votave më 26 maj 1996 dhe në çdo votim të radhës, nëpërmjet blerjeve favoreve fiksimit. disinformimit dhe nxitjes së anarkisë dhe kaosit. Ai është urdhëdhënësi i rrahjes masive të opozitës në shesh më 28 prill 1996, tre vjet pasi futi në burg kreun e opozitës Fatos Nano dhe dy ditë pasi vodhi votat e shqiptarëve. Ai është autori i rrahjes së gazetarit të “Dita Informacion” Bardhok Lala dhe hedhjen e tij për të vdekur në Sauk dhe drogimit dhe fshehjes së liderit të Ballit Kombëtar Abaz Ermenji në një nga bazat e SHIK në rrugën e Kavajës që të mos denonconte vjedhjen e votës në maj 1996. Ai është urdhërdhënësi i djegies së gazetës “Koha Jonë”, torturimit e hedhjes për të vdekur në Malin me Gropa të gazetarit të saj Zamir Dule si dhe vënie tritol në banesën e gazetares Z.Luka. Ai është përgjegjës për vjedhjen e floririt në Kërrabë, aktin e dytë të të cilit e përfundoi Meta. Ai është autori i vrasjes dhe zhdukjes pa lënë gjurmë të atdhetarit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha dhe zhdukjen e kufomës së tij nga oficerët e SHIK-ut në Kune Vain Lezhë. 11.Ai është takuar me kryeterroristin e kryetrafikantin Arkan, kreun e krimeve dhe genocidit të regjimit të Milosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u planifikua trafiku mafioz i armëve e naftës, thyerja e embargos së OKB dhe vrasja e veprimtarëve shqiptarë për çlirim të Kosovës. 12.Ai është urdhëdhënësi për arrestimin e Adem Jasharit, Hashim Thaçit dhe veprimtarëve të tjerë të Kosovës, e dekonspirimin e tyre te serbet duke sjellë arrestimin dhe eleminimin e tyre. 13.Ai është autori i shkatërrimit të shtetit më 1997 dhe i hapjes së depove të armatim-municioneve, si dhe përgatitja e paramilitarëve në Dajt në Tiranë e gjetkë për të sulmuar përfaqësuesit në jugun e vendit, duke e çuar Shqipërinë në prag të luftës civile. Nxjerrja e urdhrave përkatës për operacione ushtarake ndëshkuese në jug të vendit, duke planizuar edhe bombardim edhe përdorim të lëndëve helmuese-luftarake edhe këputje të nyjeve të transportit, si ura, mbikalime, përdorimin e njerëzve të infiltruar. 14.Ai është urdhërdhënësi për veprimet antikushtetuese, që u finalizuan me këtë rast duke vendosur në krye të operacioneve shfarosëse antikombëtare, shefin e shërbimit sekret, njëherësh dhe bashkëpërgjegjës në këto krime, Bashkim Gazidede. 15.Ai është përgjegjës për një sërë vrasjesh tragjike në rrethin e Tropojës. Gjithçka filloi, me vrasjen në Qafë Luzhë, ku mbeti i vrarë Shkëlqim Haklaj dhe vijoi me vrasjen e mbi 200 djemve të Tropojës. 16. Ai është përgjegjës dhe duhet të përgjigjet e të japë shpjegime edhe për vrasjen e Ilir Koshtunicës, të UÇK dhe veprimtarëve të tjerë kosovarë që ranë dhe në pritat serbe. 17.Ai ideoi dhe kërkoi që të bombardohej Ambasada Amerikane dhe të zhdukej ish ambasadorja amerikane në Tiranë Mariza Lino. 18.Ai është përgjegjës penalisht edhe për planifikimin djallëzor, të vrasjes të Aleksandër Meksit, Skënder Gjinushit, të Sabit Brokajt, të Arben Imamit, Shaban Memisë. 19.Ai është përgjegjës penalisht për porosinë e përdorimin e çdo lloj mjeti, si telekomandë snajper, çipa me telekomandë, e tjerë për të zhdukur çdo gjë që u takonte dhe kishte lidhje me Haklajt. 20.Ai është përgjegjës personalisht për kurthin dhe eliminimin e Azem Hajdarit, duke vrarë në këtë mënyrë liderin e Dhjetorit para selisë së PD. 21.Ai është arkitekti i grushtit të shtetit të 14-shtatorit 1998 dhe kthimin e selisë së PD-së në një fortesë militare dhe të rrezikshme për ndarje kombëtare dhe lufte civile. 22.Ai mban përgjegjësi penalisht për instrumentalizimin e situatës nëpërmjet bashkëpunimit me Bujar Bukoshin dhe përdorimin e mercenarëve të FARK për grushtin e dështuar të shtetit. 23.Ai është i akuzuari kryesor për ekzekutimin e ish ministrit të Mbrojtjës së qeverisë së Kosovës në ekzil dhe kryekomandantit të FARK, Ahmet Krasniqi. 24.Ai është përgjegjës për veprimet dhe përpjekjet e tij kriminale për të asgjësuar të 3 vëllezërit, Izet Haxhia, Ismet Haxhia e Isamedin Haxhia dhe varrosur çështjen “Hajdari”. 25.Ai është përgjegjës penalisht për atë çfarë ndodhi në supermarketin “VEFA” ku u vranë njerëz të pafajshëm dhe që pasoi vrasjen e ish kreut të burgjeve Kaloshi. 26.Ai duhet të përgjigjet penalisht për zhdukjen e miliona lekëve shqiptare, si dhe krejtësisht valutës nga banka shtetërore e Shkodrës, Tropojës dhe bankave të tjera në vend, për të cilat ekzistojnë shifra reale. 27.Ai mban përgjegjësi penalisht për grushtin e shtetit më 1997 pasi përdori Leka Zogun për të sulmuar KQZ, të cilin e nisi të shoqëruar me truporojat presidenciale drejt vendit ku ishin fletët e votimit, përplasje që u mbyll me disa viktima të pafajshme. 28.Ai është organizator dhe shtytës i funksionimit të linjës së tritolit, sa herë që i është dashur të destabilizojë situatat politike, juridike, ekonomike, shoqërore e sociale në vend. 29.Ai mban përgjegjësi penale për porositjen e vrasjeve politike në mërgim. 30.Ai bashkë me Lulzim Bashën, ish ministrin e Transporteve, vodhi 230 milionë euro të Rrugës së Kombit dhe e çoi faturën e kësaj rruge nga 419 milionë euro në 1.5 miliardë euro. 31.Ai ngriti me vendim qeverie punishten e vdekjes së demontimit të municioneve në pronësi të djalit të tij Shkelzen Berisha në Gërdec, nga shpërthimi i të cilës u vranë 26 njerëz të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. 32.Ai vrau biznesmenin me shtetësi shqiptaro-amerikane Kosta Trebicka për t’i mbyllur gojën që të mos tregonte djalin e tij Shkelzen, si dhe falsifikoi vrasjen përmes Agron Kuliçit dhe duke ndërhyrë në hetime, e publikoi si vetëvrasje, pasi donte ta shmangte si dëshmitar të Gërdecit. 33.Ai në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, vrau 4 demonstrues e plagosi 40 të tjerë në 21 janar 2011, duke urdhëruar Gardën të qëlljë mbi demonstruesit paqësorë. 34.Ai së bashku me ish ministrin e Jashtëm Lulzim Basha shiti “detin” Greqisë duke kryer një akt të lartë tradhëtie kombëtare, akuzë e artikuluar nga Gjykata Kushtetuese. 35.Ai sëbashku me djalin e tij zhduku nga paratë e shqiptarëve përmes aferës së CEZ-DIA mbi 500 milionë euro, për të cilat tashmë është nën hetim vetë ai dhe djali Shkelzen. 36.Ai është i akuzuari kryesor për eleminimin e ish ministrit dhe ish deputetit të PD Sokol Olldashi, duke e shitur më pas për aksident automobilistik. 37.Ai është i akuzuari kryesor për elemenimin në mënyrë të ngadaltë të ish ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali, ish kreut të SHIK-ut Bashkim Gazidede, ish kryetarit të Parlamentit, Pjetër Arbnori, ish kreut të grupit parlamentar të PD Ali Spahia, dhe kushdo tjetër që i ka dalë kundër. 38.Ai në tërë veprimtarinë e tij antishqiptare që në kohën e diktaturës e deri më sot është akuzuar se i ka shërbyer Serbisë, si dhëndërr i saj dhe si i rekrutuar i UDB.

    Përgjigju
  • Ermal: 01/07/2022 10:38

    O sale po bandat e elbasanit kush i krijoi?? Ti pra ti je vrasesi se bie brenda ke fjalet e tua

    Përgjigju
  • Denis: 01/07/2022 10:38

    Ju keni kriju banda o kriminel. Ju keni vrare njerez te pafajshem. E harrove 21 janarin ti vrases qe vrare njerez ne mes te sheshit. Te vrafte zoti te vrafte

    Përgjigju
  • Joti: 01/07/2022 10:38

    Perpara se te gjykosh 'vrasjet' e bera nga rama kujto pak 21 janarin dhe viktimat qe i le ti per te mbajtur pushtetin me dhun

    Përgjigju
  • denis: 01/07/2022 10:36

    Le nam o non grada, ti duhet te japesh njehere llogari per te gjithe krimet qe ke bere e pastaj te akuzosh te tjeret, ti je turpi me i madh i ketij vendi

    Përgjigju
  • Arber: 01/07/2022 10:35

    Nese ka nje njeri qe ka vrare njerez te pafajshem je ti o plakush

    Përgjigju
  • flamur: 01/07/2022 10:34

    po pse i ngaterroni te gjithe me veten o kriminela, keni qene ju ata qe keni vrare e keni bere per te ardhur ne pushtet dhe kete gje e di gjithe populli

    Përgjigju
  • titi: 01/07/2022 10:34

    sala e ngaterron ramen me veten harron qe ai i ben keto lloj porosish e vrasje e jo rama rama eshte personi i fundit qe mund te bej keto lloj veprimesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç