Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria e Elbasanit kërkon dëshminë e deputetit Gazment Bardhi, rrëzohet nga Gjykata
Arber Paplekaj, Gazment Bardhi dhe Pjerin Xhuvani
ELBASAN- Numri 2 i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nuk do të dëshmojë për vrasjen e eksponentit të Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani, pavarësisht se ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes.
Prokuroria kërkoi në seancën e kësaj të marte të thirret në cilësinë e dëshmitarit, por Gjykata e Elbasanit e rrëzoi kërkesën. Sipas trupit gjykues, Bardhi mund të ishte thirrur më herët, por përderisa nuk është përfshirë në hetim, nuk do të thirret në këtë moment të gjyqit.
Bardhi, në atë kohë ishte drejtues politik i Partisë Demokratike për Elbasanin dhe ka qenë i pranishëm në momentin kur ndodhi konflikti i armatosur me pasojë vdekjen e Pjerin Xhuvanit. Në bankën e të akuzuarve sot është ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj, i cili në zgjedhjet e 2021-shit ishte bërë pjesë e strukturës së paligjshme të mbrojtes së votës. Ai qëlloi Xhuvanin pas një konflikti mes militantëve të dy palëve për blerjen e votave.
Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi. Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë).
Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7417
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Iu gjet 130 litra naftë e kontrabanduar në shtëpi arresrohet, 29 vjeçari
23 Nëntor, 13:49
-
Elbasan/ Ushtroi dhunë ndaj babait dhe i vodhi paratë, në pranga 31 vjeçari
23 Nëntor, 13:36
-
Moti i keq/ Era e fortë dhe shiu i dendur ‘pushtojnë’ Elbasanin
22 Nëntor, 18:09
-
Elbasan/ Aksident në Belsh-Kuçovë, makina del nga rruga, plagosen shoferi 21-vjeçar dhe pasagjerja
22 Nëntor, 17:44
-
Dosja Partizani/ Berisha 326 ditë 'burg' në shtëpi, Bardhi i del në krah, i kërkon GJKKO-së: Hiqni 'arrestin shtëpiak'! Kryetari i PD-së mbrojti Kushtetutën, po e pengoni për fushatën
22 Nëntor, 12:02
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Bashkia Cërrik feston 72-vjetorin e krijimit
21 Nëntor, 17:33
-
E akuzoi se e emëruan bandat, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje
21 Nëntor, 09:32
-
Sondazhi i Report Tv/ PS merr 9 mandate dhe PD me 5 deputetë në Qarkun e Elbasanit
20 Nëntor, 21:11
-
Ylli i ri i peshëngritjes shqiptare, Kristi Muça fiton medalje në Bullgari
20 Nëntor, 19:25
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Përplasje te ‘Mandatet’/ Opozita kërkon heqjen e mandatit, Vullnet Sinaj: Shpifës, ke gëlltitur një lugë çorbë të prishur e do vjedhësh gjithë jetën! Bardhi: Ke futur duart në buxhet
20 Nëntor, 12:38
Drejtesia jone qe vetem drejtesi nuk eshte, gjen gjithemone arsyetime e justifikime qesharake per t'i ruajtur politikanet tane nga marrja ne pyetje,pergjegjesia,apo veteinkriminimi.Nje pyetje kam:Do t'a ndalonte gjykata Bardhin te deshmonte, sikur te ishte thirrur si deshmimtar per mbrojtjen dhe jo per prokurorine, me te njejtin justifikim?
PërgjigjuGjykata hedh poshte ketkeden e prokurorise per te deshmuar Gazmend Bardhi ! Ai ka qene deshmitar okular ne vrasjen e Xhuvanit dhe duhet te ushte i oandehur se ka penguar arrestimin ne flagrance te ekzekutorit qe i perkiste oaramilitareve te PD.
PërgjigjuGjyqtari ka plotèsisht tè drejtè. Prokuroria i pati tè gjitha liritè dhe mundèsitè ligjore pèr ta pèrfshirè zotèrinè nè hetime por NUK E BÈRI. Sot, papritur dhe pa asnjè efekt juridik pèr çèshtjen Paplekaj, kèrkoka dèshminè e tij. Paaftèsi profesionale,,tallje institucionale apo karagjozllèk nènshtrimi para politikès? E ke tè vèshtirè si vèzhgues, tè quash drejtèsi, njè proçes qè qysh nga fillimi nuk pèrfshin nè hetim ORGANIZATORÈT E STRUKTURAVE PARALELE TÈ ARMATOSURA. Paplekaj dhe Bardhi janè njè. I dyti, e dèrgoi tè parin nè vèndin e ngjarjes. Pèr çfarè e dèrgoi tè armatosur?
PërgjigjuBardhi duhet te jete i pandehur dhe jo deshmitar...krimineli si gjithe te PD
PërgjigjuËshtë prokurori që vendos për dëshmitar e jo gjykatsat kriminel ordiner…!
PërgjigjuI pari qe duhet te arestohet eshte bardhushja qe ngriti strukturat paralele per mbrojtjen e votes ,kesaj i thone qe gjykatat jane te koruptuar ska te drejte gjykata te thote eshte e drejte apo e gabuar bardhushja duhet te arestohet per urdhrat qe ka dhene .