Vrasja e policit në veri, Osmani: Nga BE presim masa jashtëzakonisht të ashpra ndaj Serbisë! Të hiqen sanksionet ndaj Kosovës

Vrasja e policit në veri, Osmani: Nga BE presim masa jashtëzakonisht të ashpra ndaj Serbisë! Të hiqen sanksionet ndaj Kosovës

1695844267_vjosaosmani.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa osmani thotë se BE duhet të marrë masa jashtëzakonisht të ashpra ndaj Serbisë, pas ngjarjes së rëndë ku u vra efektivi Afrim Bunajku.

Sa i takon sanksioneve që BE ka vënë ndaj Kosovës, Osmani tha se është një qasje totalisht e pabalancuar e cila e dëmton rëndë dialogun, sepse në çdo proces ndërmjetësimi, parimi bazik është ai i barazisë ndërmjet palëve, parim i cili është paraparë edhe në Marrëveshjen e Brukselit dhe në Aneksin e Ohrit.

 “Mirëpo, në qoftë se vazhdohet me këtë qasje të pabalancuar, ku Kosova duhet të vuajë masat e vëna nga BE për shkak të një veprimi, i cili ka qenë brenda territorit, Policia e Kosovës nuk ka përdorur dhunë, thjeshtë, ka kryer një detyrë të saj kushtetuese, gjë që, si presidente e vendit mendoj se është dashur të koordinohet me partnerët tanë në mënyrë që të jetë shumë më i suksesshëm, që të mos lëndohet besimi, por megjithatë është veprim brenda territorit tonë, në përputhje me Kushtetutën tonë. Veprim që nuk krahasohet me veprimet e Serbisë ndaj nesh, që është akt agresioni, akt që ka marrë përmasa tragjike, kështu që ajo që dua të them është se secili shtet, anëtarë të BE-së, e aleati tjetër SHBA, i kanë procedurat e veta për konfirmimin e informatave, sa i përket situatës në veri dhe ne presim që ndaj Serbisë të ketë masa jashtëzakonisht të ashpra, sepse ky është një akt jo vetëm kundër Kosovës, por një akt që destabilizon në tërësi rajonin dhe akt kundër vetë prezencës së NATO-s”, tha presidentja Osmani për RTK, derisa shtoi se masat e vëna kundër Kosovës duhet të hiqen për faktin e thjeshtë se janë plotësuar kërkesat që i kanë vënë Kosovës dhe nuk ka arsye që qytetarët e tanë të ndëshkohen më.

Kurse për zgjedhjet në veri të vendit, presidentja e vendit bëri të ditur se nuk ka mospajtim me ndërkombëtarët nëpërmjet peticionit, derisa metoda e preferuar e tyre është me dorëheqje, por preferenca është çështje tjetër, “mirëpo mundësitë janë aty , dy parashihen me ligjin tonë dhe që të dyja kanë qenë të përkrahur nga partnerët tanë si mundësi për organizmin e zgjedhjeve të reja. Kjo mbetet në dëshirën e qytetarëve serbë atje, nëse duan zgjedhje të reja le të urdhërojnë, mundësitë ligjore i kanë”, ndërsa sqaroi se përmes peticionit është mënyra më e mirë, sepse, sipas saj, do të mund të siguroheshin se serbët do të marrin pjesë në zgjedhje dhe që vetë procedura fillon nga ata, buron nga ata, nëpërmjet kërkesës të 20 përqindëshit të popullatës.


Lajmi kryesor:

Vrasja e policit në Kosovë, Osmani: Grupet kriminale kishin armatime për 400 persona, disa të prodhuara në Serbi! Draftin për asociacionin ta hartojmë me SHBA


SI.E./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë