Udhëhoqi sulmin terrorist në veri të Kosovës, arrestohet në Serbi Milan Radoiçiç

Udhëhoqi sulmin terrorist në veri të Kosovës, arrestohet në Serbi Milan Radoiçiç

Radoiçiç dhe avokati i tij në komisariat

SERBI- Udhëheqësi i sulmeve në veri të Kosovës, Milan Radoiçiç është vënë në pranga nga policia e Serbisë e cila i ka komunikuar dhe masën e ndalimit 48 orë, informon ministria e Brendshme e Serbisë

“Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radojiçiqit, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë. Ai është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal”, informon Ministria e Brendshme e Serbisë.

Milan Radoiçiç pranoi 4 ditë pas sulmit në veri se udhëhoqi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ndërsa dha dorëheqjen si nënkryetari i Listës Serbe. Radoiçiç pranoi se bëri të gjitha përgatitjet logjistike me 5 mln euro armatime që u sekuestruan nga policia e Kosovës me argumentin se po trimëronte popullin serb nga regjimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. 

Radoiçiç tha se i ndërrmori këti vendime, pa dijeninë e strukturave qeveritare serbe apo atyre politike lokale në veri të Kosovës. Të premten e 29 shtatorit, policia e Kosovës zbarkoi në vilën e Millan Radoiçiçit. Në garazhin e një lokali të tij janë konfiskuar disa makina luksoze, dy prej tyre me targa serbe, një pa targë. ‘Betimi për Drejtësi’ u quajt aksioni në 3 komunat e veriut për çmontimin e bazave të grupit të armatosur serb.

Radoiçiç arrestohet në Serbi, Kosova ende pa kërkesë për ekstradim

Kosova ende nuk e ka gati një kërkesë për ekstradimin e kriminelit Milan Radoiçiç. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet e Kosovës do të kërkojnë ekstradimin e Radoiçiqit dhe të të gjithë të përfshirëve në sulmin në Banjskë. Radoiçiç do të mund të ekstradohej nëse Serbia do ta njihte Kosovën si shtet sovran dhe do të kishte marrëveshje ekstradimi me të. Serbia po zhvillon një hetim paralel të sulmit në Banjskë.

Protagonizmi  i Radoiçiçit në sulmet në veri të Kosovës u zbulua nga një video të publikuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. Në  video dukej qartazi, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Rajdoçiç i cili orkestronte sulmet në veri të Kosovës. Nga pamjet evidentohet se serbët kishin ardhur për sulm dhe ishin super të armatosur. Sapo vërejnë që janë duke u filmuar me dron, Rajdoçiç ua bën me shenjë terroristëve të futen brenda në Manastir.

Të dielën e zezë të 24 shtatorit  u vra nga kriminelët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës. Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:08
Serbët deklaruan se Radoiçiç i mori armët në Bosnje, reagon Sarajeva: Nuk kemi informacion

1696360116_lkjhfds.jpg

Ministri i Brendshëm i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Ramo Isak, tha për Radion Evropa e Lirë se "nuk ka informacion për ndonjë armë në zonën e Tuzllës", që lidhet me rastin e Millan Radoiçiçit.

E kontaktuar nga REL-i, edhe Zyra e Prokurorit të Kantonit të Tuzllës tha se "nuk ka, as nuk mund të ketë ndonjë informacion" për armët në këtë qytet të Bosnjës.

Administrata Federale e Policisë tha për REL-in se do të "ndërmarrë aktivitete në lidhje me verifikimin e pretendimeve se Millan Radoiçiç ka blerë armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla nga janari 2023 deri më 24 shtator. Në mëngjes do të kërkojmë nga autoritetet e Republikës së Serbisë që të na japin informacionin në dispozicion”.

Radoiçiç, i cili e pranoi përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë, u ndalua të martën nga autoritetet në Beograd. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha se e ka marrë në pyetje Radoiçiçin, i cili, ditë më parë, pranoi përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë - fshat në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas Prokurorisë, Radoiçiç dyshohet se "ka siguruar armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari 2023 deri më 24 shtator".

Armët i janë dorëzuar në territorin e qytetit të Beogradit - më së shpeshti në paralagjet Bubanj Potok dhe Vërçin, sipas Prokurorisë. Më pas, ato armë "ai i ka transportuar dhe ruajtur në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në objekte të braktisura dhe pyje", thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Sipas saj, i dyshuari e ka mohuar kryerjen e veprave të përmendura penale. Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi më herët se ka kontrolluar banesën dhe ambientet e tjera të Radoiçiçit dhe se atij i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Më 29 shtator, Radoiçiç - i cili është në listën e zezë të SHBA-së për shkak të pjesëmarrjes së dyshuar në krim të organizuar ndërkombëtar - mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë. Në këtë fshat të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues. Radoiçiç ishte nënkryetar i Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve të Kosovës - por dha dorëheqje nga kjo pozitë në ditën kur mori përgjegjësinë për sulmin.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 29 shtator se autoritetet përgjegjëse të Kosovës, përmes partnerëve ndërkombëtarë, do të kërkojnë ekstradimin nga Serbia në Kosovë "të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe realizimin e aksionit terrorist" në Banjskë./REL

Ora 18:49
Prokuroria në Beograd për Radoiçiç: Për 9 muaj bleu armë nga Bosnja e Hercegovina, i dërgoi në Kosovë

1696351835_rado.jpg

Udhëheqësi i sulmeve në veri të Kosovës, Milan Radoiçiç është vënë në pranga nga policia e Serbisë e cila i ka komunikuar dhe masën e ndalimit 48 orë, informon ministria e Brendshme e Serbisë. Ai mohoi sot se i kishte kryer veprat penale që i ngarkoheshin, përkatësisht: shoqërim për kryerjen e veprave penale, prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

Pasdite, siç ishte paralajmëruar nga MPB-ja, Radoiçiç është dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd dhe është kontrolluar banesa dhe objektet tjera. Prokuroria e lartë në Beograd konfirmoi se Radoiçiç është marrë në pyetje sot, raporton agjencia e lajmeve Kossev.

“Ai është intervistuar nën dyshimet që, tani për tani, me disa persona të panjohur, ka kryer krimin e ‘shoqatëës për qëllim të kryerjes së veprave kriminale’, ‘prodhimi, mbajtja dhe trafikimi i armëve si dhe substancave eksplozive’, si dhe ‘akte serioze kundër sigurisë së përgjithshme’, tha Prokuroria e Lartë.

Prokuroria thotë se ai akuzohet për blerjen e armëve nga Bosnja dhe Hercegovina për nëntë muaj këtë vit, të cilat më pas i ka transportuar dhe ruajtur në Kosovë, me qëllim që në fund të 24 shtatorit me veprimet e tij të rrezikohen banorët e fshatit Banjskë.

“Sipas urdhrit për hetimin, Radoiçiç akuzohet se nga janari 2023 deri më 24 shtator ka blerë armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzla, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilat janë dorëzuar në territorin e Qyteti i Beogradit, përgjatë shtrirjes së Bubanj Potokut - Vrçin, dhe të cilat më pas i ka transportuar dhe ruajtur në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës dhe Metohisë, ku i ka fshehur në ndërtesa dhe pyje të braktisura, kështu që si kryetar i një grupi me disa persona të panjohur, me veprim të përbashkët dhe përgjithësisht të rrezikshëm, më 24 shtator ka shkaktuar rrezik për jetën e njerëzve në qytetin e Banjskës në territorin e AP KiM”, tha Prokuroria e Lartë.

Ora 17:03
Nuk ka pranga në duar, del fotoja e Millan Radoiçiç në Prokurorinë e Lartë në Beograd

1696345587_radojicic600x360.png

Mediat serbe kanë publikuar një fotografi të Millan Radoiçiçit brenda Prokurorisë së Lartë në Beograd, ku shihet bashkë me avokatin e tij Goran Petronijevic. Siç shihet në fotografinë e publikuar nga mediet serbe ai nuk ka poranga në duar.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Evropiani: 03/10/2023 19:16

    Serbia shpalli dite zije per terroristet dhe tani na paraqet kete komedi arrestimi dhe deshmine se armet erdhen nga Bosnja e Hercegovina.. !! Nje Loje e tille kaq e ndyre nuk eshte pare deri tani ne Evrope.

    Përgjigju
  • UÇK: 03/10/2023 18:09

    Dmth nje terrorist si ai me at lloj armatimi qe kishte dhe ate lloj sulmi qe organizoi dhe te paraqitet ne komisariat me kostum dhe i pa prangosur hmmmm kush e ha ket lloj farse

    Përgjigju
  • Arbërori: 03/10/2023 16:53

    FARS DHE HI SYVE PERENDIMIT, POR SE ASKUSH NUK U BESON MË GJAKPIRËSVE …!

    Përgjigju
    • Niku: 03/10/2023 22:49

      Vellai jot esht mor arberor pse ben keshu.. rraca jote eshte radoicic bastard si ty.

  • Fatosi-kosove: 03/10/2023 16:47

    Dhe dikush do ta besoj se vuqiqi e ban kete per ta depershkallzuar situaten, duke e mohuar se ai e ban vetem se sont BE-ja do debaton per situaten ne kosove dhe kjo do shifet si foltore e vuqiqit, keshtu vuqiqi si edhe me par vuqiqet tjer e deshmon se eshte nje kriminel i spikatur,eshte ne gjendje ta vras edhe fmijen e vet per ti realizuar qellimet e veta, kurse shqiptaret e bajne te kunderten shpikin fakte e prova ndaj kundershtareve politik deri sa bahen edhe deshmitar si osmanka, gec gania,anton quni , skellzen gasi e shum te tjer mjerisht dhe ne fund pa fije turpi duan te behen dikushi, deri sa te kemi kete pjelle serbosllave ne kosove vuqiqi do luan siq do ai her e ban radojqiqin si Adem Jashari her e arreston dhe dikush i beson.

    Përgjigju
  • dardan: 03/10/2023 16:25

    Kjo eshte per te qeshur sepse organizatore eshte Vucic per kete krim.

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 03/10/2023 15:58

    Hmmm lajmi i dites,e paska arrestuar vuqiqi tbirin e vet radojqiqin dhe dikush e han kete fore, dhe garanties per kete padyshim se jan llajqaku borreli e mender presednike osmanka dhe tash serbia e bani hapin per siq po thot bysllimi depershkallezimin ! e situates,radha eshte te kosova,tash prisni kur komandante osmanka dhe allbin kurrci do te reagojne, lus zotin vetem mis ta shpallin policin e vrar kriminel dhe ata qe moren pjes ne luftime ate dite ti Aristote, padyshim se kjo eshte politika e serbise te cilen shume mire po e zbatohen llajqaku borreli e mender presednike osmanka qe bashk me vuqiqin sot Jane te vetmit qe duhet besuar po thone proserbet, bile keta as llavrovi nuk po i kundershton perkundrazi po i mbrone edhe ne kshillinbe sigurimit.

    Përgjigju
  • Mosbesimi: 03/10/2023 15:17

    Nuk e kuptoj se çdo të thotë e ka arestuar?Kjo është një lloj estrade që Sërbia e çfaq në momente politike të pa favorshe për të.Mos u entuziasmoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani