Forca të shumta policie po ushtrojnë kontrolle në disa zona të vendit, ku besohet se mund të fshihen 2 nga personat që janë ende në arrati pas vrasjes së portugezit në Ksamil.
Blutë po kërkojnë në disa qytete, në Tiranë, Vlorë dhe Kukës, për pronarin e kompleksit turistik “Principotes”, Bekim Bulica, i cili u largua pa e kallëzuar vrasjen në polici.
Për punonjësin e kompleksit, David Heurtevent, një shqiptar me nënshtetësi britanike, kontrollet janë përqendruar edhe në Vorë, ku ai jetonte. 29-vjeçari është me origjinë nga Kukësi, dhe e ka ndryshuar emrin nga David Gjana.
Ai akuzohet për vrasje në bashkëpunim dhe dyshohet se ishte i pari që goditi me grushte turistin 20-vjeçar me banim në Francë Luis Varela, teksa punonjësi tjetër, Sokrat Vata e godiste me thikë.
Ky i fundit u arrestua pasi tentoi të arratisej drejt Tiranës në bagazhin e makinës së dy klientëve, një çift turk me të cilët ishte miqësuar. Para hetuesve, Sokrat Vata,me origjinë nga Hasi, tha se konflikti nisi pasi turisti me disa francezë po shkaktonin zhurmë në resort pas një nate feste mes muzikës e alkoolit. Në dëshminë e tij, pretendon se thikën e kishte turisti portugez dhe se ai ia ka marrë nga dora, përpara se ta godiste me të.
4 kamerierë, të cilët u arrestuan, ndërhynë në sherr kur panë të përfshirë dy punonjësit e tjerë të kompleksit, por janë larguar prej aty përpara se i riu të goditej me thikë.
4 truproja të kompleksit në Ksamil u arrestuan dhe pezulluan nga detyra, njëri efektiv policie në Gjirokastër, një gardian i burgut të Fierit, dhe njëri polic bashkiak në Gjirokastër. Ata nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen, dhe as njoftuan policinë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
Kto tipa seshte veshtire ti gjesh o xhaxhi spiuni Po thjesht nuk do shteti se con leket te vendi cdo muaj.. Se ska lidhje kuksi ne ksamil, Dhe meqe ra fjala ne ksamil me shume ka dibran e kuksian Se sa sarandjot me prona aty, sepse ju a kane marre me shtet dhe me zor Sipas rastit bashke me kto organge qe dhe ky ka kuksin brenda! Per sa i perket spunit qe thote ktej e andej.. Po do ti gjesh kto tipa i ke vetem neper hotele dhe kazino..
Përgjigju-
Kuksianet jane shperndaresit e droges me te fuqishem ne dhe me kriminele ne Angli. Kane nje menyre shume barbare se si trajtojne korrieret qe punojne me ta dhe per ta. Dhe sot ne Vlore, Radhime, Sarande e Ksamil jane bere shumica pronare. Si u bene? ndoshta dikush nga shteti duhet ta di...
-
-
Bulicen e keni ne llagjen Mihal Grameno ne Tirane te te afermit e tije(fisi ) pas kompleksit Grand .bashkatdhetari
Përgjigju-
Jepja informacionet shtetit ta kapin te kalbet n’burg maloku
-
A je i sigurt ?
-










Komente
Komento