Vrasja e Santiago Malkos, debate të ashpra në Gjykatën e Posaçme, nëna e viktimës shpërthen në ulërima ndaj të dënuarit: Maskara, më vrave djalin

Vrasja e Santiago Malkos, debate të ashpra në Gjykatën e Posaçme, nëna e viktimës shpërthen në ulërima ndaj të dënuarit: Maskara, më vrave djalin

Santiago Malko

TIRANË- Është zhvilluar me tensione e debate seanca gjyqësore në gjykatën e Posaçme për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, kundrejt dy të dyshuarve Ilir Selmani dhe Elvis Gacit, ndërsa në sallë ishte i pranishëm edhe i dënuari me 25 vite burg për këtë ngjarje Blendi Teta.

Kanë qenë familjarët e viktimës, konkretisht mamaja dhe motra e Santiago Malkos të cilat kanë shpërthyer në ulërima kundrejt të dënuarit. Bukurije Malko, iu drejtua Blendi Tetës me fjalët ‘maskara më vrave djalin’, ndërsa situata në sallë u tensionua dhe u desh ndërhyrja e gjyqtares së çështjes Atalanta Zeqiri, për të qetësuar palët.

Blendi Teta theksoi para trupës gjykuese se i qëndron të njëjtave deklarime të mëparshme.

‘Nuk dëshiroj që të jap deklarime, u qëndroj atyre thënieve që kam dhënë në 19.7.2021 kur kam folur para gjykatës në procesin tim. Nuk dua që deklarimet të lexohen pa praninë e avokatit tim, sepse nuk duhet të merren për bazë ato deklarime të dhëna në drejtorinë e policisë Tiranë, sepse i kanë bërë siç u deshi qejfi. Po ashtu kam një kërkesë të merret në mbrojte gruaja ime dhe fëmijët e mi sepse janë kërcënuar vazhdimisht dhe po kërcënohen nga zonja dhe banda mbrapa saj’.

Nga kjo fjali e thënë nga Blendi Teta, motra e Santiago Malokos ka shpërthyer në lot duke i kërkuar llogari ‘se fëmijët e vëllarit të saj të vdekur ku ishin’, ndërsa u ngrit në këmbë duke bërtitur e fyer Tetën, çka bëri që policia e burgjeve ta nxirrte me forcë nga salla e gjyqit në mënyrë që të vijonte seanca normalisht. Prokuroria kërkoi që të lexohen deklarimet e dhëna në fazën paraprake, por kërkesa u kundërshtua nga mbrojta e Ilir Selmanit.

Trupa gjykuese u tërhoq për vendim në dhomë këshillimi dhe vendosi të pranonte kërkesën e Blendit Tetës për t’u larguar nga salla e gjyqit dhe të rrëzonte kërkesën e prokurorit për të lexuar thëniet e Blendi Tetës. Ilir Selamani nuk ishte i pranishëm në seancë ndërkohë që prokuroria kërkon në seancën e radhës që të merren deklarimet e tij në lidhje me këtë ngjarje.

Si ndodhi ngjarja?

Mbrëmjen e 27 gusht në zonën e "Xhamllikut" ekzekutohet me breshëri plumbash Santiago Malko. Malko, një ish punonjës policie i larguar nga detyra pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit, ishte një emër jo pak i njohur për autoritetet, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij do të dilte në skenë në Tetor të 2018, ngjarje kjo kur i plagosur mbeti miku i tij Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash. Në kërkim me vendim gjykate janë shpallur 8 persona, dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku e Dritan Agaj të gjithë nga Tirana, si dhe Fatmir Hyseni nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”. Malko dyshohet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, e ndërsa dyshimet e policisë janë se ai u ekzekutua për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, borxheve të pashlyera e konflikteve mes bandave të rrezikshme.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • veda: 29/10/2022 03:13

    atehere komentet thane qe kete malkon e vrane vell.duka,,apo doqja......kot me duket i bien ne wafe ketij tetes...

    Përgjigju
  • Iris: 29/10/2022 00:16

    Djalin nuk t'a vrau ky kriminel,djali shenoi fatin e tij duke marre pjese ne krime te tjera,ky thjesht e ekzekutoi,por mund t'a kishte bere kushdo.

    Përgjigju
  • Shengjergji: 28/10/2022 18:30

    Ja pra vishen polica behen gangsterra pastaj i qa familja. Nuk ju a kane vra kot cunin jo. Bashke me ate qe u be sapun morren kot e slan njeri pa ju ra nqaf. Por kto policat qe bashkohen me krimin jane fara me e keqe. Kto gangsterrat e deshtuar qe mbrohen me uniformen e policit. Fshatare nga tgjitha anet 1e bejn si bosa me lek krimi. Yyyt kshu perfundofshi tgjith

    Përgjigju
    • Tirona: 28/10/2022 20:15

      I qafsh Hallin pse sdel rrugve shengjergji meqe qeka bo sapun sevi

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën