Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO nis gjykimin për 'Klanin Duka', të 6 të pandehurit në arrati (EMRAT)

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO nis gjykimin për 'Klanin Duka', të 6 të pandehurit në arrati (EMRAT)

Santiago Malko dhe vendi i ngjarjes

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjyqin ndaj 6 të akuzuarve për vrasjen e Santiago Malkos. SPAK kishte mbyllur hetimet për grupin e konsideruar si 'Klani Duka' që në korrik të vitit 2021 por gjykimi ndaj tyre ishte pezulluar sepse janë të gjithë në arrati dhe askush i arrestuar.

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi thotë se në proces gjykohen Leonard Duka, Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj (të gjithë në mungesë dhe të pakapur nga policia), të cilët  akuzohen të gjithë për vepra të tilla si "Grup i Strukturuar Kriminal", "Kryerja e veprave penale nga grup I strukturuar kriminal" "Vrasja me paramendim", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", të gjitha në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 27 gusht 2019 kur në Rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë, mbeti i vrarë me armë zjarri polici Santiago Malko. Për këtë vrasje është duke u zhvilluar paralelisht një tjetër proces ndaj të dy të pandehurve Ilir Selmani dhe Elvis Gaci, ndërsa më parë është dënuar me 25 vite burg Blendi Teta.

Leonard Duka, Oltjan Loga dhe Dritan Agaj akuzohen edhe për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", ndërsa, Oltjan Loga ka edhe një akuzë për arratisja nga burgu.

Si ndodhi ngjarja

-Vrasja e Santiago Malkos më 27 gusht 2019 ishte planifikuar nga një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qënë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin “Doqen” e Vlorës për të hapur zjarr në drejtim të objektivit Malko. Etja për të vrarë Santiago Malkon dhe për të mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi këtij personi, ka qënë e madhe, kjo pasi shihet qartë dhe hapur mobilizimi i klanit “Duka”, në logjistikë, në burime njerëzore dhe burime financiare. “Shqiptarja.com” e cila ka investiguar dhe publikuar e para se hija e kujt klani fshihej pas kësaj vraje, emrat dhe rolin e klanit “Duka” në këtë ngjarje, sot sjell të plotë akuzat që janë ngritur ndaj personave të shpallur në kërkim si Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj ose “Gabeli”, Fatmir Hyseni ose “Doqja” dhe Bledar Teta. 

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025