Vrasja e shqiptarit në Islandë, sekuestrohen 3 makina! Të arrestuarit janë nga Shqipëria, Lituania e Spanja

Vrasja e shqiptarit në Islandë, sekuestrohen 3 makina! Të arrestuarit janë nga Shqipëria, Lituania e Spanja

Detaje të reja vijnë nga ekzekutimit të shqiptarit Armando Beqiri në Rejkjavik të Islandës. Mediat vendase shkruajnë se një prej 8 të arrestuarve dyshohet të jetë ai që ka qëlluar drejt shqiptarit.

Sipas tyre, policia e Islandës ka gjetur në shtëpinë e njërit prej tyre gjurmë të armëve të zjarrit që dyshohet se ka qenë e njëjta me atë që është përdorur në vrasjen e të riut shqiptar.

Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar 3 makina që dyshohet se janë përdorur nga autori/autorët. Ndërkohë lidhur me 8 personat e arrestuar, ata pretendojnë pafajësinë. Sipas mediave të huaja, të arrestuarit janë me origjinë shqiptare, nga Lituania dhe nga Spanja.

Kujtojmë se Beqiri është ekzekutuar me pistoletë silenciator të shtunën (13 shkurt) në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33 vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ai jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. 33 vjeçari nga Tepelena  la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!