U liruan nga Prokuroria, rikthehen në burg vrasësit e Marvi Mihalit, i morën jetën për një karikues

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për dy të rinjtë Marsel dhe Kridens Alla, të cilët akuzohen për vrasjen e 22-vjeçarit Marvi Mihali, për një karikues. Ndërsa, për shtetasin tjetër bashkëpunëtor në vrasje, Eugen Bitraj, është lënë në fuqi masa e arrestit ‘detyrim paraqitje’. Ndërkohë, hetimet për vrasjen e 22-vjeçarit janë mbyllur dhe dosja ka shkuar për gjykim.

Pak kohë më parë, Prokuroria liroi nga burgu tre të rinjtë, duke lënë pas hekurave vetëm njërin prej autorëve të krimit, 19-vjeçarin Dejvi Bitraj. Tashmë, gjykata vendos të rikthejë në burg edhe dy shokët e tij, duke hetuar në gjendje të lirë vetëm Eugen Bitrajn. 


Të pandehurit në sallën e gjyqit

Vendimi i Prokurorisë bëri shumë bujë, ku babai i 22-vjeçarit, Pavllo Mihali, paditi prokurorin e dosjes, Artan Lulajn, si dhe gjyqtarët e kësaj çështjeje, duke u shprehur se ata kishin marrë lekë për të liruar vrasësit e djalit të tij. Menjëherë pas vendimit të Prokurorisë dhe padisë së Mihalit, çështja i kaloi prokurorit Gjergji Tako (me ndërhyrjen edhe të kryeprokurores Arta Marku), i cili kërkoi ndryshimin e akuzës për tre të rinjtë.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit Tako dhe tre të rinjtë tashmë do të përballen me akuzën e "vrasjes së kryer në bashkëpunim". Menjëherë pas marrjes në dorëzim të kësaj çështjeje, prokurori Tako kërkoi ndryshimin e akuzës për tre të rinjtë, ku sot gjykata vendosi t'i rikthejë ata në burg.

Vrasja
Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Dinamo”. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt, por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar te Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë Marvin.

Mësohet se mes të rinjve të konfliktuar ka pasur një debat mes 19-vjeçarit Dejvi Bitraj dhe Marvi Mihalit (viktima) dhe mikut të këtij të fundit. Më pas, sherri ka percipituar pasi Dejvi Bitraj ka thirrur në ndihmë kushëririn e tij, Eugen Bitraj, 24 vjeç, i cili ka shkuar bashkë me 3 shokë të tjerë.

Pasi kanë rrahur Marvin në rrugicën para lokalit, Dejvi Bitraj, e ka goditur me thikë në zemër duke i çarë aortën e zemrës. Marvin Mihali ndërroi jetë disa minuta më pas në spital.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 12/06/2018 12:02

    Nuk hoqen dore ende nga maskaralleku keta prokurore dhe gjykates pisa? Perse e lane te lire njerin prej dembe te binjakeve shemtire Bitraj? Ata shihen fare mire ne video qe te katert. Ortakeria me Ilir Meten ju ka hyre ne pune ketyre turi qenerve. Shpetojme njerin njehere pastaj dhe tjeterin njelloj si Xhuvanin qe vrau 4 vete. Duhen hetuar dhe gjykuar penalisht prokuroret dhe gjyqatret per krime kundra njerezimit dhe nxitje te gjakmarrjes. Arta Marku, Arta Leshi, Vetingu, Veting Leshi. Asgje nuk e ndal parane e piset dhe politiken per te nderhyre ne gjyqesor. Gazeta me mire mos ti jape fare keto lajme sepse na hypen gjaku ne koke. Marvit i ndrihte shpirti por keta qelbesire te vrasin per dyti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri