Vrasja e Marvi Mihalit, Prokuroria nis hetimet për 2 gjyqtarët dhe prokurorin që liruan 3 të pandehurit

U kallëzuan penalisht për korrupsion nga Pavllo Mihali, babai i Marvi Mihalit, i vrarë me thikë në korrik 2017 për një karikues celulari, Prokuroria e Krimeve të Rënda nis zyrtarisht hetimet për Prokurorin Artan Lulaj dhe dy gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës, Sokol Pasho dhe Bedri Qorri.

Krimet e Rënda pohojnë ekskluzivisht për Report Tv se "kemi regjistruar kallëzimin dhe po kryejmë verifikimin e pretendimeve të Pavllo Mihalit". Dy ditë me parë Pavllo Mihali akuzoi se Prokurori Lulo, kundrejt pagesës, liroi tre nga 4 vrasësit e djalit të tij. 



(Përgjigjja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për Report Tv)

Dy gjyqtarët dhe prokurori liruan tre të pandehurit për vrasjen e 21-vjeçarit, Eugen Bitraj, Marsel dhe Kridens Alla, ndërsa në qeli mbeti vetëm Devi Bitraj i akuzuar si autori kryesor i vrasjes. Eugen Bitraj, Marsel dhe Kridens Alla u liruan në fillim të majit nga Gjykata e Tiranës me pretendimin se kishin mbaruar afatet e paraburgimit.

Por dy javë pas këtij vendimi dhe kallëzimit të ngritur nga Pavllo Mihali, çështja i kalon prokurorit Gjergji Tako (me ndërhyrjen edhe të kryeprokurores Arta Marku) i cili kërkoi ndryshimin e akuzës për tre të rinjtë. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit Tako dhe tre të rinjtë do përballen me akuzën e "vrasjes së kryer në bashkëpunim". Menjëherë pas marrjes në dorëzim të kësaj çështjeje, prokurori Tako kërkoi ndryshimin e akuzës për tre të rinjtë, ndërsa pritet që ai të kërkojë edhe rikthimin e tyre në qeli.  

Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Dinamo”. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar tek Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë Marvin.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!