Vrasja e Vajdin Lames, GJKKO pushon çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion pushoi çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame.

Kjo është hera e dytë që Prokuroria e Posaçme vjen me kërkesë për pushimin e çështjes, me argumentin se nuk ka prova që implikojnë këta dy persona në vrasjen e Lames.

Herën e parë, trupa e gjykimit ia ktheu kërkesën prokurores Elida Kaçkini, duke kërkuar nga kjo e fundit hetime shtesë.

Akuza ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj u ngrit pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi. Ky i fundit i hapi probleme emrave të njohur të botës se krimit, që vepronin kryesisht në Tiranë, Durres e Vlorë.

Disa vite më parë, në tre rrëfime, Reçi rrëfeu disa ngjarje kriminale duke perfshire emra te njohur per drejtesine

Vajdin Lame, presidenti i Federatës së Boksit dhe truproja e tij Artan Arsi u vranë në 27 shkurt të vitit 2005, në njërën nga kullat pas stadiumit “Qemal Stafa”.

Lame dhe Arsi u ekzekutuab me një sasi eksplovizi e cila ishte vendosur ne ashënsorin e pallatit ku jetonte Vajdin Lame.

Ky i fundit vdiq në vend ndërsa Artan Arsi ndërroi jetë rrugës për spital.

Për ngjarjen e shkurtit të vitit 2005, janë marrë të pandehur Emiljano Shullazi, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe Indrit Taullai.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tur tur tirona: 15/10/2024 17:38

    Ho me bllof doli organi akuzes... keta dihet cfare jan qe kan bo 100 te zeza por te pakten mos hecni o kompetenta me muhabete burgjesh e fjale tavoline akoma. Se i merrni ne qafe njerezit mi non. Te pakten shenje e mir qe qenkan te pafajshem per kete rast.

    Përgjigju
    • Casbe: 15/10/2024 22:31

      Ca sbëhet me lek, behet me më shum lek

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?