Vrasja e vajzës së këshilltarit të Putinit, Rusia: Sulmin e realizoi një grua ukrainase

Vrasja e vajzës së këshilltarit të Putinit, Rusia: Sulmin e realizoi një grua ukrainase

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha të hënën se kishte zgjidhur rastin e vrasjes në një atentat me bombë të Darya Dugina dhe se Ukraina ishte drejtpërdrejt përgjegjëse.

FSB tha për mediat ruse se një grua ukrainase ishte zhvendosur në Rusi në korrik së bashku me vajzën e saj të vogël, por se ajo ishte në fakt një kontraktore e shërbimeve speciale ukrainase. Mendohet se objektivi i atentatit të ketë qenë Aleksander Dugin, babai i saj. Ai është filizof dhe këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin, një person i konsideruar mik i Putinit.

Ata thonë se autorja e dyshuar ukrianse mori me qira një apartament në të njëjtën ndërtesë ku qëndronte Dugina,ku u përgatit për sulmin. Në atë kohë, ajo dyshohet se e ndoqi gazetaren përmes Moskës me një Mini Cooper, për të cilin përdori tre targa të ndryshme dhe pas atentatit ajo u arratis më pas në Estoni pas shpërthimit, tha FSB.

Një këshilltar i presidentit të Ukrainës Zelensky, Mykhailo Podolyak, tha se versioni i ngjarjeve të FSB-së ishte vetëm një "propagandë ruse" nga "një botë imagjinare".


Lajmi kryesor:

Vajza e mikut të tij u vra në atentat, reagon për herë të parë Putin: Krim i poshtër dhe mizor


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë