Policia e Sarandës ka arrestuar edhe një person të tretë të akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish-kreut të njësisë administrative të Kaçinarit të rrethit Mirditë.
 
I arrestuari është Eduard Gjonaj 38-vjeç nga  fshati Shendelli me origjinë nga Mirdita dhe akuzohet se së bashku me Fernando Dedën 25 vjeç dhe adoleshentin Gj. A. 16 vjeç morën pjesën në vrasjen e 47-vjeçarit Aleksandër Bardhi.
 
Fernando Deda dhe Gj. A. 16 vjeç u arrestuan tre ditë më parë nga Policia e Sarandës, ndërsa Eduard Gjonaj u vendos në pranga mbrëmë.
 
Njëri nga të arrestuarit, Fernando Deda ishte me precedent penal, pasi ishte dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
 
Ndërsa arma e vrasjes iu gjet 16 vjeçarit. Aleksandër Bardhi u qëllua me armë në Shëndëlli, ndërsa sipas prokurorisë shkoi vetë në shtëpi, por rrugës për në spital ndërroi jetë.
 
Viktima është vëllai i Petrit Bardhit, ish-kryetar i njësisë administrative Kaçinar. Petrit Bardhi njihet person me precedent penal, pasi është arrestuar dy herë nga policia, për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. 

Prokuroria po heton në dy pista; grabitje ose grindje për çështje droge.


dy.b/shqiptarja.com