TIRANE - Edmond Dervishi u ekzekutua me 15 plumba. Instituti i Mjeksisë Ligjore në Tiranë, i cili ka ekzaminuar trupin e 50-vjeçarit të vrarë të dielën e 14 korrikut, bëri të ditur dhe disa prej detajeve të mënyrës se si u qëllua.
Burime nga ky institucion pohuan për Shqiptarja.com, se Dervishaj u vra nga 15 plumba. Ndërkohë që policia ka gjetur në vendngjarje, 18 gëshoja të kalibrit 7.65 mm.
Burimet kanë pohuar për Shqiptarja.com dhe A1 Report, se në trupin e viktimës janë gjetur katër plumba, të cilët kishin mbetur brenda, ndërsa 11 të tjerë kanë qenë tejshpues. Gjithashtu, është mësuar se të gjitha plagët janë marrë nga ana e majtë, ndërsa është qëlluar në Kokë, krah, bark dhe kofsh. Shumica e plumbave kanë depërtuar trupin, duke i shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë, policia e Tiranës ka ngushtuar rrethin në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit Edmond Dervishi, pranë gjimnazit "Partizani". Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe nga grupi hetimor, pohuan për "Shqiptarja.com", se megjithëse hetimet janë të shtrira në disa drejtime, më shumë po punohet në lidhje me aktivitetin e tij të viteve, i cili po sipas policisë, lidhet me trafikun e narkotikëve.
Gjithsesi, në "lupën" e policisë e prokurorisë, janë edhe flirtet e 50-vjeçarit, i divorcuar vite më parë nga bashkëshortja. Po ashtu, ekspertët dhe prokurorët po shikojnë edhe mundësinë e hasmërive të vjetra, që lidhen me vrasjen e vëllait të tij, Gentian Dervishi, si dhe ekzekutimet e të fortëve të Tiranës, Franc Konomi e Gaz Muça.
Burimet policore deklaruan, se asnjë prej pistave nuk anashkalohet, por më shumë, nga të dhënat e siguruara deri tani, policia e lidh ngjarjen me trafikun e drogës në kryeqytet.
Edmond Dervishi, ish-shofer në kryeministri dhe së fundmi, punonjës pranë
KQZ-së, u ekzekutua me tetë plumba, të djelën në mbrëmje, rreth orës 21.55 minuta, në rrugën "Thanas Ziko", pranë gjimnazit "Partizani". Ai u qëllua në hyrje të pallatit ku jetonte me një vajzë, ndërkohë që numri i të shoqëruarve e ka kaluar numrin 25. Autorët dyshohet se kanë qenë 3, një ka pritur në një "Benz" të zi, ndërsa dy të tjerët e kanë ndjekur dhe qëlluar sapo ka hyrë në pallat.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5210
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40